Edhe sot protesta kundër “Dosjes së Shefave" (Foto)

  • 30 August 2016 - 17:55
Edhe sot protesta kundër “Dosjes së Shefave

Dhjetëra qytetarë janë mbledhur në sheshin kryesor të Prishtinës për të protestuar kundër krimit dhe korrupsionit, pas publikimit të përgjimeve ku protagonistë janë zyrtarë të PDK-së, njëherësh zyrtarë të institucioneve të Kosovës.

Ata po mbajnë në duar pankarta me shkrime ironizuese ndaj bisedave të përgjuara të shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së Adem Grabovci me bashkëpartiakët e tij.

Marshi i qytetarëve ka nisur në sheshin “Zahir Pajaziti” dhe po vazhdon tek ndërtesa e Qeverisë së Kosovës.

(Kosova Sot)

Image