Qytetarët i dërgojnë bërllok Qeverisë

  • 30 August 2016 - 18:16
Qytetarët i dërgojnë bërllok Qeverisë

Thasë me bërllok janë hedhur sot në oborrin e qeverisë së Kosovës nga grupi i qytetarëve të cilët po protestojnë tash e sa ditë pas publikimit të aferës së përgjimeve telefonike.

Aulona Mehmeti, njëra ndër organizatoret e protestës së shtatë, tha se qeveritarët më shumë e meritojnë burgun se sa të jenë në zyrat e drejtimit të shtetit, shkruan kallxo.com.

“Ne qytetarët e Kosovës, jemi mbledhur për të shtatën herë për të mos e lënë sojin tuaj të na keqqeverisë. Protestojmë kundër jush, të nëntokës e mbitokës që nuk latë gjë pa vjedhur institucion pa keqpërdorur e parim pa shkelur. Ju që u pasuruat e qe neve na varfëruat. Ju që më shumë se qeverisjen e meritoni burgun. Ju plehra që plehra do ju japim”, tha Mehmeti ndërsa deklarata e saj u përsërit në kor nga të gjithë të pranishmit në protestë, njëjtë sikur lexohet një betim në institucione.

(Kosova Sot)