Dënohet me 13 vite burg lideri i një grupimi të ekstremit të djathtë në Hungari

  • 30 August 2016 - 18:18
Dënohet me 13 vite burg lideri i një grupimi të ekstremit të djathtë në Hungari

Lideri i një grupimi të ekstremit të djathtë hungarez, i akuzuar për përdorimin e akteve të dhunës kundër disa politikanëve në fund të viteve 2000, u dënua sot me 13 vite burg nga një gjykatë hungareze.

Një gjykatë e Budapestit e shpalli fajtor 47-vjeçarin Gyorgy Budahazy,  për akte terroriste në bashkëpunim me 16 anëtarë të tjerë të grupimit të quajtur “Hunnia”, që aktualisht nuk ekziston.

Ndaj tyre rëndojnë penalizime nga 10 muaj deri në 12 vite burg si dhe dy dënime me kusht.

Ndaj aktivistëve të ekstremit të djathtë, me një proces gjyqësor të nisur në 2011, rëndon akuza për kryerjen e një sërë sulmesh midis viteve 2007 dhe 2009, me armë zjarri dhe koktejl Molotov kundër deputetëve socialistë dhe liberalë në atë periudhë në pushtet.

Prokuroria kishte kërkuar 20 vite burg, me arsyetimin që objektivi i grupit ishte për të kërcënuar parlamentarët për të influencuar në votën e tyre.

(Kosova Sot)