Siria dërgon letër OKB në shenjë proteste ndaj Turqisë

  • 30 August 2016 - 18:28
Siria dërgon letër OKB në shenjë proteste ndaj Turqisë

Qeveria siriane me anë të një letre dërguar KS të OKB, nga ky organ ndërkombëtar kërkoi që të ushtrojë presione ndaj Turqisë që kjo e fundit të largojë dhe tërheqë forcat e saj nga Siria dhe të respektojë pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Sirisë.

Sipas një njoftimi të kanalit televiziv Press Tv, ministria e jashtme e Sirisë me anë të dy letrave të ndara për sekretarin e përgjithshëm të OKB dhe për kryetarin e KS të OKB futjen e forcave turke në territorin sirian e cilësoi agresion dhe krim të dënueshëm kundër njerëzimit.

Në këtë letër Siria thekson faktin se Turqia vetëm brenda disa ditësh ka futur në Siri mbi 3 mijë persona të armatosur. Ministri i jashtëm e Sirisë rikujtoi se terroristët e grupit UCS pas ofensivës së ushtrisë turke në rajonin Jerablus kanë avancuar shumë ndërkohë që nga ana tjetër forcat demokratike të Sirisë nuk janë ndihmuar nga Amerika.

Terroristët e mbështetur nga Turqia po vazhdojnë operacionin e tyre në qytetin Jerablus dhe në përballje me forcat demokratike siriane kanë arritur të marrin nën kontroll rajonet Ein bidha, Babalan Amarane dhe Dabes i jugut.

Për momentin këto forca kanë arritur të kontrollojnë zonat lindore të Alepos dhe janë duke avancuar për në perëndim të qytetit. Grupet e armatosura siriane që përkrahen nga Turqia, kanë marrë nën kontroll dy fshatra në veri të Sirisë.

(Kosova Sot)