Breshëri dhe stuhia me shi godet Colorado Springs

  • 30 August 2016 - 20:11
Breshëri dhe stuhia me shi godet Colorado Springs

Një kombinim i çuditshëm i breshëritë dhe shiut të stuhishëm goditi Colorado Springs, duke përmbytur rrugët dhe duke shkaktuar përmbytjen e makinave meqë rast duhej shpëtuar disa njerëz që kishin ngecur brenda tyre, shkruan Daily Mail.

Stuhia e furishme goditi qytetin mesditën e të hënës, breshëri i rëndë arriti në thellësinë afër 1 metër ndërsa në gjerësi të paktën pesë kilometra përreth zonës, veçanërisht në Logan dhe Bijou.

Në Pikes Peak Avenue, katër persona, duke përfshirë një foshnjë u shpëtuan nga një makinë që ngeci teksa u mbërthye në ujë të shpejtë gjatë lëvizjes dhe i duhej të shpëtohej nga personeli i emergjencës.

(Kosova Sot)