I sëmuri me kujtesë të dëmtuar, dashurohet rishtazi në të dashurën

  • 30 August 2016 - 21:24
I sëmuri me kujtesë të dëmtuar, dashurohet rishtazi në të dashurën

Richmond -it nuk i kujtohej as emri i të dashurës e as i vajzës.

Kur njeriu me të cilin kaloi thuajse një çerek shekulli u zgjua nga koma, Karen Taylor, ndjeu një lehtësim të madh. Gary Richmond kishte pësuar lëndime serioze në kokë, si pasojë e një sulmi në rrugë dhe Karenit mjekët i kishin thënë në fillim që të "hallashtisej" me të dashurin, meqë ai nuk kishte shumë gjasa që t'i mbijetonte operacionit. Por, lehtësimi që erdhi pasi që Richmond u zgjua nga koma, shumë shpejt u zëvendësua nga pikëllimi, meqë Gary nuk kishte asnjë kujtim rreth 26 viteve të kaluara me të dashurën e vet. Atij nuk i kujtohej as emri i saj, e lëre më fakti se kishin një vajzë së bashku,raporton gazeta Kosova Sot

Përfundimisht do të martohen "Mund të them se ai më njohu, por kjo është e tëra", thotë Karen. "Nuk e dija a donte të vazhdonte të ishte në lidhje me mua. Ishte përvojë traumatike". "Karen më dukej e huaj", shpjegon Gary. "Kjo ishte e tmerrshme dhe ngapak e frikshme". Karen kishte përdorur fotografi dhe gjësende të tjera, duke u munduar që t'ia kthente memorien burrit të saj. Ai ende ka probleme, por tri vjet pas aksidentit, Gary ka rënë sërish në dashuri me të dashurën dhe vitin e ardhshëm ata përfundimisht do të martohen. "Karenin e kam pasur si mësuese", thotë ai. "Nuk dija asgjë rreth saj dhe rreth gjërave që më kishin ndodhur. Javën e kaluar mësova se asaj i pëlqejnë lulet e kuqe dhe ia bleva ca. Kam rënë përsëri në dashuri me të. kjo është një ndjenjë e mrekullueshme". Karen, po ashtu 46-vjeçare, thotë: "Gjithmonë thoshim se do të martoheshim, por pas asaj që përjetuam, martesa është mënyrë e përkryer për të dëshmuar sesa e duam njëri-tjetrin".

Gary pati një rrugëtim të gjatë derisa u shërua Karen u takua me Garyn në një klub nate në qytetin e tyre, Bolton, Mançester, në vitin 1988. "Më ra kashta e pijes, u përkula ta merrja dhe, kur u ndreqa, ai ishte aty", thotë ajo. "Ishte dashuri në shikim të parë". Gjashtë javë më pas, ata filluan që të bashkëjetonin. Kishin vendosur edhe të martoheshin, bile e kishin rezervuar edhe kishën, por kostoja e lartë e dasmës i bëri që ta linin njëherë atë ide. Pesë vjet më vonë, atyre iu lindi vajza Chelsey, e cila tani ka 22 vjet. më pas, në vitin 2007, Karen pati një abort, i cili e kishte prekur aq shumë, sa që i kishte prishur marrëdhëniet edhe me Gary-n. "Kisha nevojë për vetmi dhe Gary shkoi që të rrinte te një mik. Por, ai filloi që të më mungonte dhe, gjashtë muaj më pas, ne u bashkuam sërish". Në qershor të vitit 2010 Karen mori një telefonatë, ku i thanë se Gary ishte rrahur keq. Gary ishte në një gjendje aq serioze, sa që mjekët i kishin thënë asaj se 'nuk kishte asgjë më prej tij'. Gary më pas pati një rrugëtim të gjatë derisa u shërua. Pas tre muajsh rehabilitimi, ai u kthye në shtëpi dhe Karen la anash studimet, që të mund të përkujdesej për të. policia bëri disa arrestime në lidhje me sulmin kundër Gary-t, por që të gjithë të arrestuarit u liruan, meqë nuk kishte prova kundër tyre. Gary tani ka edhe sulme epileptike, ku gjatë një sulmi të tillë, ai pati edhe thyerje eshtrash, gjë që ia pamundësoi atij që të vishet dhe të ushqehet vet. "Por, humbja e kujtesës ishte gjëja më e keqe", thotë Karen. "Atij nuk i kujtohej ditëlindja e vajzës tonë, e as fëmijëria e saj. Kjo ishte e tmerrshme, meqë Gary kishte qenë një baba me të vërtetë i mrekullueshëm. 

(Kosova Sot)