74-vjeçari suprizon familjarët që e mendonin të vdekur

  • 30 August 2016 - 21:51
 74-vjeçari suprizon familjarët që e mendonin të vdekur

Një familje meksikane është tronditur, pasi gjyshi i tyre 74-vjeçar u kthye në shtëpi pas 2 muajsh, kur ato mendonin se kishte vdekur. Miguel Angel Gomar De Luna u largua nga shtëpia e të moshuarve në Chihuahua, Meksikë për të shkuar për një pije dhe u shpall i zhdukur.

Kur policët gjetën një kufomë njeriu të dekompozuar, në moshë të njëjtë me 74-vjeçaruin, familja e De Luna-s nënshkroi se ishte trupi i të afërmit të tyre dhe e dogjën.

Megjithatë, dy muaj pas djegies, ai u arrestua nga policia teksa po lypte para për të blerë pije. Policët identifikuan se kush ishte dhe e rikthyen në shtëpi.

Kur vajzës së të moshuarit, Lucero Gomar Ramos, i treguan fotot e kufomës së gjetur, ajo nuk ishte e sigurt nëse ishte babai i saj. Por Lucero ishte paralajmëruar nga autoritetet se nëse nuk do ta konfirmonte identitetin e viktimës, ajo nuk do të ishte në gjendje që të gjente babanë e saj.

Nën presion, ajo tha se personi i vdekur ishte babai i saj i humbur. Sipas “Mirror”, hiri iu kthye familjes së viktimës. “Mendonin se kisha vdekur, por vetëm kam ecur e ecur”, është shprehur 74-vjeçari.

(Kosova Sot)