Në Sllakoc ruhet mesxhidi i vitit 1770

  • 18 September 2016 - 19:06
Në Sllakoc ruhet mesxhidi i vitit 1770

Sipërfaqja origjinale e sallës së lutjeve, e vitit 1770, ka dimensione 7.40 me 5.20 metra, ose më pak se 40 metra katrorë.

Një xhami e tillë, pa minare deri në ditët e sotme, ndodhet edhe në fshatin Vërbicë e Zhegocit, që i përket së njëjtës malësi me Sllakocin, por ajo nuk është quajtur ndonjëherë me këtë emër,raporton Gazeta Kosova Sot

Mesxhidet janë objekte për faljen e besimtarëve, që në kohët e hershme janë ndërtuar si zëvendësim të xhamive. Vetë fjala mesxhid, që vjen nga turqishtja (mescidi) e ka domethënien xhami. Në mungesë të minares, është quajtur mesxhid. Një mesxhid i tillë ekziston në Sllakoc, një fshat ky i largët malor i komunës së Gjilanit, i ndërtuar para më shumë se 245 vitesh. Mesxhdii është rinovuar para 16 vitesh, menjëherë pas luftës në Kosovë. Prej vitit 2014, kur iu ndërtua minarja, mesxhidi quhet xhami. Pavarësisht emërtimit, objekti ka shërbyer për ceremoni fetare, por është interesant vjetërsia që ka kjo ngrehinë, e cila ka mbijetuar disa periudha kohore, edhe pse e bërë prej gurëve dhe drurit. Pjesa kryesore dhe më e rëndësishme e mesxhidit, është dhoma e lutjeve. Një xhami e tillë, pa minare deri në ditët e sotme, ndodhet edhe në fshatin Vërbicë e Zhegocit, që i përket të njëjtës malësi me Sllakocin, por ajo nuk është quajtur ndonjëherë me këtë emër. 

Faltore e ndërtuar prej thuprave Sipas Sherafedin Kadriut, zyrtar në Qendrën Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Gjilan, është ndërtuar në vitin 1770. Objekti, pos themeleve që janë bërë me gurë, muret e tij janë punuar me shtylla druri dhe janë thurur me thupra. Mbi to është hedhur llaç balte. Muret janë lyer me gëlqere, për t`u dukur më të bukura. Sipërfaqja origjinale e sallës së lutjeve, e vitit 1770, ka dimensione 7.40 me 5.20 metra, ose më pak se 40 metra katrorë. Sllakoci, gjithmonë ka qenë një fshat i vogël dhe nuk ka pasur asnjëherë numër të madh banorësh. Në vitin 1973, pas 200 vitesh, objekti i mesxhidit në Sllakoc është zgjeruar me një aneks, për të rritur sallën për 2.60 metra. Para sallës, është një hajat me përmasa rreth 22 metra katrorë. Kjo pjesë është ndërtuar me qerpiçë dhe hatulla prej druri. Tani mesxhidi ka sipërfaqe 14.10 me 8.20, ose mbi 115 metra katrorë, që është gati për dy herë më e madhe se në vitin 1770, kur ishte ndërtuar. Hajati i mesxhidit ka një korridor, prej nga hyhet në sallën e lutjeve si dhe një kthinë të vogël, në të djathtë të korridorit. Salla ku besimtarët kryejnë lutjet, ka 7 dritare, përmes të cilave depërton brenda drita dhe dielli. Tavani është i punuar nga dërrasat dhe mbahet në katër shtylla prej druri. Shtyllat janë të dekoruara, sikurse edhe kapitelet e tyre, ku vërehen motive të pakta gjeografike. 

Minarja e bëri xhami mesxhidin Mihrabi dhe minderi janë të thjeshtë në mesxhidin e Sllakocit. I kushtëzuar nga lartësia e vogël e tavanit prej dyshemesë, mjeshtrit e asaj kohe kanë bërë një zgjidhje të veçantë për minderin. Mesxhidi ka një kulm katër ujor, i mbuluar me tjegulla. Fasada e jashtme, vendevende është e dëmtuar. Dëmtime ka edhe në muret e aneksit, në hyrje të hajatit. Në vitin 2000, shoqata për Edukim Islam "Memaba" nga Bahreini e ka rinovuar mesxhidin në Sllakoc të Gjilanit. Në shenjë falënderimi për donatorin, janë vendosur dy pllaka, njëra në gjuhën donatorit (arabe) dhe tjetra në gjuhën e vendësve (shqipe). Në vitin 2014, me miratimin e komisionit të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, xhemati i fshatit ka ndërtuar një minare tradicionale për mesxhidin dhe prej atëherë e këndej, objekti trajtohet si xhami. Minarja është e ndarë krejtësisht nga objekti. Mesxhidi i vjetër rreth dy shekuj e gjysmë, ka një sipërfaqe truall prej 10 ari. Siç dihet, xhamitë e dikurshme kanë shërbyer edhe për mbajtjen e mësim-besimit dhe ka të tilla që edhe sot e praktikojnë mësimin fetar. Sipas regjistrimit të fundit Sllakoci i Epërm ka 256 banorë, ndërkaq Slakoci i Poshtëm - 64 banorë. Të dyja këto fshatra i përkasin bash