Shefja e BE-së: Nëse dëshironi integrim në BE, largoni zyrtarët e korruptuar

  • 19 September 2016 - 11:27
Shefja e BE-së: Nëse dëshironi integrim në BE, largoni zyrtarët e korruptuar

Shefja e Re e Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka thënë se MSA-ja është e rëndësishme politikisht dhe ekonomikisht.

Duke folur n ë diskutimin e sotëm publik me temën ‘Progresi në zbatimin e MSA-së: Sfida në agjendën evropiane dhe reformat në sundimin e ligjit”, Apostolova ka thënë se MSA-ja është kontrata e parë mes Kosovës dhe BE-së drejt integrimit.

“ Sundimi i ligjit është në thelb të marrëveshjes së MSA-së”, ka th ën ë ajo.

Sipas saj, nëse ky proces nuk procedohet siç duhet do ta pengojë Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së.

“Kosova para integrimit në BE duhet që së pari të bëjë largimin e zyrtarëve politik të akuzuar për korrupsion. Emërimi në mënyrë transparente i anëtarëve në  bordet e ndërmarrjeve publike. Gjyqësori të jetë i pavarur nga ndikimet politike dhe të luftohet korrupsioni”, ka theksuar Apostolova.

(Kosova Sot)