Skënderi i papunë, i varur nga ndihmat sociale

  • 25 September 2016 - 18:29
Skënderi i papunë, i varur nga ndihmat sociale

"Po bëhemi idare duke na ndihmuar të tjerët".

"Sigurisht se shuma prej 113 eurosh është e pamjaftueshme për një muaj. Mezi po arrijmë të bëhemi idare diqysh, vetëm duke na ndihmuar dikush kur mbesim nganjëherë keq. Por edhe jeta gjithmonë duke pritur nga duart e huaja nuk shkon. Jam në hall, fëmijët tash po rriten dhe po shkojnë në shkollë, kurse obligimet ndaj tyre sa po vijnë e po shtohen", ka theksuar Skënder Bytyqi nga Sllovija e Lipjanit,raporton Gazeta Kosova Sot

Familja Bytyqi, nga fshati Sllovijë e Lipjanit, po jeton në gjendje të vështirë ekonomike. E gjithë familja pesëanëtarëshe janë të varur nga shuma e një ndihme sociale në vlerë prej 113 eurosh. Kryefamiljari i kësaj familje, Skënder Bytyqi, thotë se ka kërkuar punë gjithandej, por nuk ka gjetur. Kurse, ndihma sociale thotë se është e pamjaftueshme për një muaj. "Sigurisht se shuma prej 113 eurosh është e pamjaftueshme për një muaj. Mezi po arrijmë të bëhemi idare diqysh, vetëm duke na ndihmuar dikush kur mbesim nganjëherë keq. Por, edhe jeta gjithmonë duke pritur nga duart e huaja nuk shkon. Jam në hall, fëmijët tash po rriten dhe po shkojnë në shkollë, kurse obligimet ndaj tyre sa po vijnë e po shtohen", ka theksuar ndër të tjera ai. 

Vështirë të punësohesh në Kosovë Skënder Bytyqi thekson se pa pasur ndonjë lidhje është vështirë të punë- sohesh në Kosovë."Më së shumti kam nevojë për një vend pune. Sigurisht se nëse do të kisha mundësi të punoja nuk do të kishte ardhur puna deri këtu dhe të apeloja për ndihmë", është shprehur ky qytetar. Sipas Skënderit, tash i ka punët pak më mirë, por më parë ka jetuar në një shtëpi gati tejet të shkatërruar, por fatmirësisht një kushëri i bashkëshortes së tij i ka ndihmuar për të ndërtuar një shtëpi të re. "Kemi jetuar si në mesjetë. Tmerr ishte. Por i falënderohem një të afërmi të gruas që na ka ndihmuar të kemi këtë kulm të ri dhe jeta na ka ndryshuar për të mirë që atëherë", u shpreh ai. Sido që të jetë, ai dhe fëmijët e tij vënë në pah problemin e mjeteve financiare dhe se vështirë po ia dalin.

Fëmijët duan kushte më të mira Bytyqi thekson se herë pas here mbesin edhe pa gjëra më elementare. Kurse kur janë në pyetje fëmijët thekson se nuk arrin t'ua përmbushë as nevojat minimale. "Po mbesim nganjëherë edhe pa kushte më elementare për jetë. Kjo po më mundon shumë. Unë jam i aftë për punë dhe kjo gjë nuk po më mundësohet. Vërtet është keq në këtë vend", u shpreh Skenderi për gazetën. Në anën tjetër, fëmijët theksuan se kishin nevojë për kushte më të mira. Tani edhe ata u ishin gëzuar ndërtimit të shtëpisë së tyre të re, por theksuan se kanë nevojë për ushqim më të mirë dhe veshmbathje të reja sikurse të bashkëmoshatarëve të tyre. Por, derisa fëmijët ankoheshin për mungesë të kushteve, babi i tyre, Skënderi, i dëgjonte me kujdes ata."Po e shihni tash duke u rritur ata po dinë më shumë dhe kërkesat sa po vijnë edhe po shtohen. Nuk ka më të vështirë se për një prind kur nuk ke mundësi t'ua plotësosh as kërkesat minimale", u shpreh babi i tre fëmijëve. Atij i dhimbsen edhe më shumë fëmijët kur kujton se në çfarë kushtesh janë rritur ata."Po them edhe një herë se me dhimbsen fëmijët në çfarë kushtesh janë rritur", ka theksuar ai. Ndryshe, Bytyqi ishte edhe një qytetar tjetër, i cili po shprehte gatishmërinë për të punuar, por që nuk po arrinte deri tek një vend pune. Sigurisht se është edhe një qytetar më shumë që ankohet, sepse punësimi në vend po shkon duke shfrytëzuar mundësit e çfarëdo lidhje. Edhe ky qytetar sikurse shumë të tjerë thekson se me një shumë që merr nga "dora e shtetit" nuk po arrin t'u bëjë ballë nevojave të familjes për një muaj. Prandaj, për të gjithë ata të cilët kanë mundësi t'i ndihmojnë këtij qytetari nga Sllovija e Lipjanit këtë mund ta bëjnë duke thirrur në numrin e telefonit që është 045 410 -868

(Kosova Sot)

Image
Image