Memli Krasniqi vazhdon sistemimin e militantëve të PDK-së (Foto)

  • 25 September 2016 - 19:57
Memli Krasniqi vazhdon sistemimin e militantëve të PDK-së (Foto)

Qeveria e drejtuar nga Isa Mustafa vazhdon të jetë një nga institucionet kryesore për sistemimin e militantëve partiak. Secili ministër, varësisht nga partia që vjen, edhe i sistemon militantët në krye të dikasterit që qëndron.

Gazeta Blic ka marrë vesh se njëri nga ministrat që ka arritur të punësoj numër të madh militantësh, pos Avdulla Hotit e Kujtim Shalës, është edhe Memli Krasniqi i PDK-së.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi së fundi ka arritur t’i punësoj dy militantë të PDK-së, e ata janë: Armend Hoxha e Sadat Shkodra.

Hoxha e Shkodra në profilet e tyre në Facebook kanë fotografi më drejtuesit më të lartë të PDK-së, si me presidentin Hashim Thaçi, i cili deri vonë ishe në krye të partisë, me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, i cili aktualisht është lider i PDK-së, me ministrin Memli Krasniqi, raporton Gazeta Blic.

Ndryshe, Memli Krasniqi është ndër ministrat i cili ka keqëprdorur më së shumti detyrën, duke punuar për partinë edhe gjatë kohës sa ishte ministër i Kulturës. Ai gjatë kohës sa qeveria Thaçi 2, ishte në largim kishte dhënë projekte të shumta, ndonëse në kundërshtim me ligjin.

Në vazhdim ju sjellim disa fotografi, që dëshmojnë se Hoxha e Shkodra janë militantë të PDK-së:

(Kosovas Sot)

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image