Koalicioni shqiptar në Malin e Zi publikon programin

  • 25 September 2016 - 21:43
Koalicioni shqiptar në Malin e Zi publikon programin

Koalicioni shqiptar në Malin e Zi, ka publikuar programin para zgjedhjeve që do të mbahen më 16 tetor.

Pika e parë e programit parasheh avancimin e të drejtave të shqiptarëve në shtetin fqinj, për gjuhën shqipe, simbolet kombëtare, përmirësimin e teksteve shkollore, mësimi i historisë shqiptare-ilire etj.

Ndërkaq, në ekonomi kërkohet ndërtimi i resorteve turistike me 4 dhe 5 yje në zonen e Plazhit të Madh dhe ishullit Ada e Bunës, dhe zhvillimi i turizmit bregdetar dhe atij sportive në këtë zone, investimi deri në 10 milionë euro në vit në infrastrukturë, etj.

DISA PIKA NGA PROGRAMI POLITIK DHE SHOQËROR

Do të angazhohemi për:

Avancimin e të drejtave të Shqiptarëve në Mal të Zi në sferen e të drejtave për gjuhen shqipe, flamurit, rekonstruimit të shkollave ekzistuese në gjuhen shqipe dhe ndërtimit të shkollave të tjera në rast nevoje, përmirësimin i teksteve mësimore në gjuhen shqipe, mësimi i historisë shqiptare- ilire, sigurimi i kuotave të regjistrimeve në Akademinë e policisë dhe ushtrisë për popullaten shqiptare, lehtësimin i regjistrimeve të studenteve në Universitetet e Mali të Zi dhe atyre në Shqipëri dhe Kosovë.
Ndryshimin e Ligjit për qeverisjen lokale me qëllim të arritjes së Tuzit-Malësisë si komun e plotë, decentralizimit të pushtetit lokal në marrjen e vendimeve për të gjitha çështjet shoqërore dhe ekonomike.
ndryshimin e Ligjit mbi financimin e qeverisjes lokale ku komunat do të kenë të ardhura më të mëdha me qëllim të rritjes së pavarësisë së tyre financiare.
Ndryshimin e Ligjit mbi të ashtuquajtura të mirat detare me qëllim që ky ligj të jetë më në interes të qytetareve dhe njëkohësisht mbrojtja e kësaj zone nga devastimi dhe ndërtimi jolegal.
Nga Buxheti shtetëror i Malit të Zi për çdo vit të investohen deri në 10 mil. euro në përmirësimin e infrastruktures rrugore në zonat ku jetojnë shqipëtarët, me qëllim të përmirësimit të kushteve të jetesës në këto zona.
Ndryshimin e ligjeve të rregullojnë çështjet sociale, ku çdo fëmij deri në moshën 18 vjeçare të ketë të ardhura nga buxheti shtetërorë nga 50 Euro në muaj, udhëtimi i çdo nxënësi në shkollen fillore të jetë i paguar nga buxheti shtetërorë, kompensimi për kujdesin e të sëmurëve të rritet në 100 Euro në muaj, si dhe ndihma sociale për të varfëritë të rritet në 170 Euro në muaj.
Ndryshimin e Ligjit të tatimit mbi vleren e shtuar në pjesen e industrisë së turizmit, ku ai të zvoglohet nga 19% në 7%.
Heqjen e Ligjit për taksen turistike, zvoglimin e tatimit mbi regjistrimin e automjeteve për 15%.
Mbrojtjen e Ullishtes së Valdanosit, shpallja e tij si park nacional apo Qendër ekologjike ndërkombëtare dhe konkurrimi i tij si trashigimi kulturore në UNESCO.
Inicimin që Kalaja e Ulqinit të bëhet trashigimi kulturore e mbrojtur nga UNESCO.
Rivalorizimin i Qytetit të Shasit për qëllime turistike.
Inicimin që Kriporja e Ulqinit dhe grykëderdhja e Bunës të shpallet zone e mbrojtur dhe konkurrimi i tyre në listen RAMSTAR.

DISA PIKA TË PROGRAMIT EKONOMIK

Do të angazhohemi tek të gjitha institucionet shtetërore dhe të jashtme për revalorizimin e zonave me potenciale zhvillimore turistike siç janë:

Ndërtimi i resorteve turistike me 4 dhe 5 yje në zonen e Plazhit të Madh dhe ishullit Ada e Bunës, dhe zhvillimi i turizmit bregdetar dhe atij sportive në këtë zone,
Valorizimi turistik i liqenit të Shasit me resorte turistike të turizmit natyrorë dhe sportiv,
Shpallja e zones së Plavës si zone turistike dhe ndërtimi i një resorti luksuz dimërorë,
Zona e Krajës të shpallet zonë turistike, ku përreth liqenit të Shkodres të ushtrohet turizmi natyror dhe sportive.
Ne njëkohësisht do të përpiqemi për revalorizimin e zonave me potenciale zhvillimore bujqësore siç janë:
Subvencionimi për mbjelljen e agrumeve (ulliri, mandarina, portokalli, limoni, fiku, shega), ashtu siç është në BE ku

Subvencionet për buqësi janë nga 32-48%
Subvencionimi për mbjedhjen e drurëve frutorë (arra, leshniku, bademi)
Ndihma për integrimin e prodhueseve bujqësorë në firma klaster për shitjen e produkteve të tyre brenda dhe jashtë vendit.

(Kosova Sot)