Spahiu: Nëse shtylla e drejtësisë nuk funksionon nuk mund të themi se kemi shtet

  • 26 September 2016 - 18:04
Spahiu: Nëse shtylla e drejtësisë nuk funksionon  nuk mund të themi se kemi shtet

Analisti Nexhmedin Spahiu thotë se në medie duhet të ngrihet ideja e heroizmit në mesin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, derisa siç tha, ne akoma nuk kemi ndonjë të tillë prej tyre që ka humbur jetën nga krimi i organizuar, teksa, sipas tij, në të gjitha vendet evropiane ka njerëz, të cilët janë viktima të krimit të organizuar, andaj edhe në ato vende është ngritur institucioni i drejtësisë, pasi një gjë e tillë nuk mund të bëhet pa pasur heronj e vet.

 "Ne nuk kemi asnjë gjykatës edhe as prokuror, i cili është vrarë nga krimi i organizuar, që kjo flet edhe për atë se nuk i kanë shpallur luftë krimit, dhe kësisoj përderisa nuk i kanë shpallur një luftë të tillë krimit, ky i fundit nuk i ka ngacmuara ata. Por, në këtë aspekt së pari duhet të krijohet ideja në medie që na duhen heronj në mesin e prokurorëve dhe gjyqtarëve, por veç kësaj kërkohet që edhe puna e tyre të bëhet sa më shumë publike, në mënyrë që të dihet se cili gjykatës po gjykon drejt, e cili është i dobët, po ashtu cili prokuror ka guximin të merret me çështje të guximshme, e cili prokuror po dështon ta bëjë këtë. Sa më shumë të bëhet kjo, atëherë rrjedhimisht edhe lind ideja e heroizmit dhe atëherë mund të krijojmë shtyllën e drejtësisë dhe shtet në Kosovë. Sepse, nëse shtylla e drejtësisë nuk funksionon, atëherë nuk mund të themi se kemi edhe shtet", ka potencuar Spahiu për gazetën "Kosova Sot".

(Kosova Sot)