Kapet me 1 kg drogë, arrestohet shqiptari

  • 26 September 2016 - 18:12
Kapet me 1 kg drogë, arrestohet shqiptari

Një 28-vjeçar me origjinë shqiptar është arrestuar në Corato të Italisë, pasi në një hambar pranë banesës së tij, u gjetën të kultivuara 1.2 kg marijuanë, raportojnë sot mediat lokale.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, punonte në një kompani bujqësore dhe për të ishte raportuar më parë në polici për lidhje me drogën.

I riu është arrestuar për mbajtje të lëndëve narkotike me qëllim shitjen dhe është dërguar në burg. 

(Kosova Sot)