Zbulohet çka u bisedua në takimin e Metës me zv/Ndihmës Sekretarin Amerikan

  • 26 September 2016 - 18:24
Zbulohet çka u bisedua në takimin e Metës me zv/Ndihmës Sekretarin Amerikan

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti sot zv/Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Çështjet e Sundimit të Ligjit  dhe Trafikut Ndërkombëtar Narkotik  dhe Ambasador Alexander Arvizu, i cili shoqërohej prej Ambasadorit të SHBA në Shqipëri Donald Lu.

Kryetar i Kuvendit, Meta dhe Arvizu biseduan mbi ecurinë e reformës në drejtësi, mbi bashkëpunimin në drejtim të sundimit të ligjit dhe për luftën kundër trafiqeve të drogës, krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Meta i uroi mirëseardhjen ambasadorit Arvizu në Tiranë dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer amerikane në drejtim të sundimit të ligjit, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke veçuar këtu mbështetjen në realizimin e reformës në drejtësi përmes misionit OPDAT, puna e të cilit vlerësohet si kyçe përgjatë gjithë etapave të reformës.

Në këtë kuadër u shpreh mirënjohja edhe për misionet e tjerë amerikanë në Shqipëri si ICITAP, i cili kontribuon përmes programeve trajnuese të hetimeve kriminale duke forcuar kapacitetet shqiptare në fushën e korrupsionit, krimit transnacional dhe terrorizmit.

(Kosova Sot)