Shefi i martuar vrau dashnoren pasi ajo i tregoi gruas së tij për aferën

  • 26 September 2016 - 19:02
Shefi i martuar vrau dashnoren pasi ajo i tregoi gruas së tij për aferën

Çifti po ballafaqohej me probleme për shkak se gruaja nuk po mbetej shtatzënë.

Në fund të vitit 2010, ai kishte filluar të flinte me punëtoren e tij, Brooke. Si 23-vjeçare, ajo jo vetëm që ishte shumë e bukur, mirëpo edhe punëtore dhe e mençur,raporton Gazeta Kosova Sot

Gjithçka kishte filluar si një aferë mes një shefi të martuar dhe një punonjëse të re dhe të bukur. Ata e shikonin njëri-tjetrin nëpër zyrë dhe putheshin kur askush nuk i shikonte. Shawn Smoot ishte i suksesshëm ndërsa Brooke Morris ishte ambicioze. Ata shkonin shumë me njëri-tjetrin. Në fillim, gjithçka dukej si argëtim mirëpo gjërat ishin bërë më serioze kur Shawn kishte rënë në dashuri me dashnoren e tij. Pasi që martesa e tij kishte dështuar, atyre u ishte dhënë mundësia që të ishin bashkë me njëri-tjetrin pa i penguar askush. Shawn ishte për një gjë të tillë, mirëpo Brooke kishte menduar që ishte herët të përkushtohej në një lidhje të tillë. Fatkeqësisht, Shawn kishte vendosur që afera e tyre të mos merrte fund, deri ai të mos dëshironte. 

Michelle nuk e kishte pasur idenë që bashkëshorti i saj po e tradhtonte Shawn, 44-vjeçar, kishte në pronësi një zyrë të sigurimit në Knoksvill të Tenezisë dhe ishte i martuar me Michelle Hall-in. Çifti po ballafaqohej me probleme për shkak se Michelle nuk po mbetej shtatzënë, mirëpo, kur ky problem ishte zgjidhur nëpërmjet një donatori të spermës, gjërat dukeshin se po i ktheheshin normalitetit në jetën në çift. Mirëpo, e gjithë kjo gjë kishte ndodhur gjatë kohës kur Michelle nuk e kishte pasur idenë që bashkëshorti i saj po e tradhtonte. Në fund të vitit 2010, ai kishte filluar të flinte me punëtoren e tij, Brooke. Si 23-vjeçare, ajo jo vetëm që ishte shumë e bukur, mirëpo edhe punëtore dhe e mençur. Lidhja e tyre kishte vazhduar për një kohë, para se në janar të vitit 2011 diçka të ndryshme dhe Brooke e kishte marrë celularin për ta telefonuar bashkëshorten e dashnorit të saj. Se a është ndjerë ajo fajtore që ka fjetur me një burrë të martuar, apo ka dashur që t'i jep fund martesës së dashnorit të saj, në mënyrë që t'i hap rrugë zyrtarizimit të lidhjes së tyre, nuk është bërë e ditur asnjëherë, megjithatë, në bazë të veprimeve të saj të mëvonshme, versioni i parë është më i mundur. 

Kërkoi mbrojtjen e policisë, por nuk kreu punë Pa marrë parasysh motivet, Brooke i kishte treguar gjithçka Michelle-s, përfshirë edhe ngjyrën e të brendshmeve që bashkëshorti i saj i vishte në punë, shenjat në pjesët intime të trupit dhe renditjen e orendive në shtëpinë e çiftit. Kur Michelle e kishte pyetur bashkëshortin e saj për këto gjëra ai ishte munduar të arsyetohej me gënjeshtra të ndryshme mirëpo, martesa e tyre kishte marrë fund. Shawn ishte inatosur tmerrësisht keq me dashnoren e tij, mirëpo inati kishte kaluar në një nivel tjetër kur e kishte kuptuar që ajo nuk ishte e interesuar të mbetej me të. Si rrjedhojë, një ditë kishte nisur një grindje mes tyre që kishte rezultuar me lajmërim në polici dhe Brooke, e brengosur për sigurinë e saj, kishte kërkuar mbrojtje nga Shawn-i, të cilin e konsideronte të rrezikshëm. Pastaj, më 15 tetor të atij viti, trupi i pajetë i Brooke-t ishte gjetur buzë rrugës kryesore në Knoksvill. Ajo ishte qëlluar tri herë - me plumbin e fundit që i ishte dhënë në pjesën e pasme të kokës. Kjo vrasje brutale kishte bërë bujë të madhe gjithandej në komunitetin e vogël dhe provat që hetuesit kishin arritur t'i gjejnë në shtëpinë e të dyshuarit dhe në celularin e viktimës çonin drejt ish dashnorit të saj.

(Kosova Sot)