Kongresi del kundër presidentit Obama

  • 28 September 2016 - 23:11
Kongresi del kundër presidentit Obama

Kongresi ka votuar kundër, vetos së presidentit Barack Obama për një projekt-ligj që do të lejojë familjet e viktimave të sulmeve të 11 shtatorit, të padisin zyrtarët e Arabisë Saudite.

Shtëpia e Bardhë, e përshkroi  lëvizjen si të turpshme.  Presidenti Obama kishte lobuar fuqishëm kundër këtij projektligji, duke argumentuar se një miratim i mundshëm do të përkeqësonte marrëdhëniet me Arabinë Saudite, e do të nxiste ligje “hakmarrëse” për amerikanët jashtë vendit.

E njëkohësisht, tashmë ka dal me një reagim edhe Drejtori i CIA-së, John Brennan, i cili tha se dëmet do të jenë potencialisht të mëdha,shkruan BBC.     Senati këtë vit miratoi njëzëri legjislacionin e njohur si Sponsor i Drejtësisë kundër Terrorizmit (JASTA), pavarësisht nga përpjekjet lobuese të administratës së Obamas.

(Kosova Sot)