Ban: Alepo është bërë si kasaphane

  • 28 September 2016 - 23:41
Ban: Alepo është bërë si kasaphane

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun është shprehur se situata në Siri është shumë e rëndë. Ai tha se në shtetin sirian kanë ndodhur dhe po ndodhin përditë krime të rënda. Ndërsa ka theksuar se situatë e tmerrshme është në Alepo, ku po zhvillohet “kasaphanë”.

Ban ka dënuar sulmet e ndodhura në dy spitale të vendit, duke thënë se janë “krime lufte”, shkruan “Midle East Monitor”.

“Të gjithë ata që shfrytëzojnë armëpushimet për të kryer krime lufte, janë njerëz vërtetë të tmerrshëm dhe do të marrin dënimin e merituar. Ata e dinë se po bëjnë krime lufte në atë vend”, ka thënë sekretari i OKB-së. Sipas tij, çdo gjë në Alepo i ngjan thertores dhe se kjo situatë duhet të marrë fund.

(Kosova Sot)