Kupola e krimit dirigjon shtetin

  • 29 September 2016 - 07:47
Kupola e krimit dirigjon shtetin

Edhe gjykatat dhe prokuroritë të kapura.

Analistët theksojnë se në institucionet e drejtësisë janë të instaluar njerëzit e mafio-politikës, prandaj vjen deri te mosgjykimi dhe amnistimi i shumë të inkriminuarve në shumë vepra penale, sikur janë ato të keqpërdorimit të pozitave zyrtare - politike,raporton Gazeta Kosova Sot

Të gjitha raportet ndërkombëtare në vazhdimësi kanë tërhequr vërejtjen se një nga pikat më neuralgjike dhe më të dobëta të shtetit të ri të Kosovës pa fije dyshimi mbetët sistemi i drejtë- sisë, i cili është shndërruar në 'Thembër Akili' të këtij vendi të vogël. Kjo sipas analistëve dhe njohësve të kësaj fushe po ndodh për faktin se ka dyshime të mëdha që në sistemin e drejtësisë është instaluar mafio-politike, duke ndihmuar kësisoj edhe amnistimin e të inkriminuarve në politikë, drejtësi, biznese dhe jo vetëm kaq. Ndaj është shtuar edhe dilema se si po i shpëtojnë drejtësisë politikanët, por edhe të afërmit e miqtë e tyre dhe përse me këtë drejtësi kapot e krimit të organizuar dhe mafio-politikanët nuk do të dalin në bankën e të akuzuarve asnjëherë? Analisti Naim Kelmendi, në një prononcim për gazetën "Kosova Sot", ka thënë se njerëzit e rrjetit të mafio-politikës janë dhe mbeten të paprekshëm edhe për sa kohë të jenë në pushtet këta pushtetmbajtës e që janë vetë pjesë e krimit të organizuar dhe korrupsionit, ngase, sipas tij, ata mbrojnë interesat e kësaj mafie politike.

Vota e vjedhur prodhoi pushtet korruptiv Kelmendi thotë se pushtetarët që erdhën në pushtet tash e sa vjet me votën e vjedhur dhe të manipuluar arritën të kapin të gjitha institucionet e shtetit me njerëzit e tyre, me rrjetin e këtyre njerëzve, duke kontrolluar çdo gjë, në çdo segment të shtetit. "Pra, këta pushtetmbajtës me rrjetin e tyre mafioz kanë arritur të instalojnë njerëzit e vet kudo nëpër institucionet e shtetit dhe kanë arritur kështu edhe t'i sjellin vetëm të këqija vetë institucioneve dhe shtetit, e posaçërisht në sundimin e ligjit dhe në zhvillimin e forcimin e vetë segmenteve të drejtësisë së pandikuar dhe të lirë e demokratike, pra përgjithësisht forcimit të shtetit të së drejtës", theksoi ai. "Rrjeti i mafio-politikës vepron edhe në institucionet e drejtësisë, pastaj të policisë, të atyre ekonomike, e resorë të tjerë me rëndësi politike e ekonomike, përgjithësisht në secilin vend ku kanë mundur t'i kontrollojnë e t'i kenë përfitimet për interesat e tyre. Në institucionet e drejtësisë janë po ashtu të instaluar njerëzit e mafio-politikës, pra këtu ku ndahet drejtësia paskëtaj vjen deri te mosgjykimi dhe amnistimi i shumë të inkriminuarve në shumë vepra penale, sikur janë ato të keqpërdorimit të pozitave zyrtare -politike, që mbajnë barrën e përgjegjësisë përgjatë kohës së ushtrimit të asaj detyre, pastaj për shumë vepra të tjera kriminale, të korrupsionit e të tjera", theksoi ai."Kështu që këta të inkriminuar nuk do të gjykohen e të dënohen, ngase i mbrojnë njerëzit e vetë rrjetit të tyre, të instaluar në institucionet e drejtësisë, e që janë të dëgjuarit e këtyre njerëzve, pra të mafio-politikës, duke mos denjuar në asnjë rast që të gjykojnë të inkriminuarit apo t'i vënë para drejtësisë dhe llogaridhënies për veprat e kryera, por zaten ata gjejnë mënyra dhe rrugë për t'i shmangur lëndët e tyre dhe dikur i lënë në heshtje për t'u harruar fare, derisa më vonë ndodh që këta i shpëtojnë drejtësisë dhe askush më nuk flet për këto vepra të tyre, ngase ato edhe harrohen fare", ka vijuar më tej Kelmendi.

Mafiozët e kanë rrjetin e tyre në shtet Kelmendi ka shtuar se mafiozët e politikës i kanë miqtë e vet, po ashtu i kanë njerëzit e rrjetit të tyre, të njohurit e tyre, dhe siç tha me një fjalë i kanë të zgjedhurit e tyre në institucionet e drejtësisë dhe gjyqësorit dhe rrjedhimisht kur bie puna për gjykimin e të afërmve të tyre, miqve apo njerëzve të rrjetit të tyre. "Pra, me një fjalë, këtu qëndron e keqja më e madhe e institucioneve të drejtësisë dhe gjyqësorit, e që për veprat kriminale nuk gjykohen dhe as që ka drejtësi për njerëzit e rrjetit të mafio-politikës!? Kështu ndodh dhe ka ndodhur edhe me politikanë, ku për ta janë ngritur edhe aktakuza për keqpërdorim të parasë publike dhe abuzim me detyrën zyrtare, por ka rastisur që dikur janë mënjanuar fare lëndët e tyre dhe as që janë gjykuar apo çuditërisht kanë dalë të "pafajshëm", potencoi ai."Kështu që ky është niveli dhe gjendja e institucioneve dhe gjyqësorit në vend, e që për sa kohë do të ketë ndikimin e vet rrjeti i mafio-politikës vështirë se do të mund të flitet për një gjyqësor të pandikuar nga politika dhe mafia e kësaj politike, zor se mund të flitet për vetë demokratizimin e këtij gjyqësori dhe sistemit të drejtësisë përgjithësisht, për paanshmërinë e tij në vendimet dhe ndarjen e drejtësisë, për të vënë para drejtësisë të gjithë të inkriminuarit në vepra kriminale dhe shkelësit e ligjit, në mënyrë të pavarur", është shprehur Kelmendi. Avokati Tomë Gashi ka pohuar se nuk mund të thuhet se të gjithë politikanët, të cilët eventualisht mund të jenë të inkriminuar, t'i shpëtojnë drejtësisë, derisa, siç tha, "fillimisht duam të besojmë se shumica e politikanëve të niveleve të ulëta apo të larta të hierarkisë shtetërore të Kosovës nuk janë të implikuar në krim, sepse kjo do të ishte një tragjedi për tërë popullin e Kosovës dhe ata të cilët janë unë besoj se tentojnë të ndikojnë në drejtësi apo në sistemin juridik dhe që kjo është edhe ajo e keqja", ka deklaruar avokati Tomë Gashi për gazetën "Kosova Sot"..(Më gjersisht mund t'a lexoni në numrin e sotëm të gazetës Kosova Sot)

(Kosova Sot)