Policia jep detaje për drejtorin Nehat Thaçi që u arrestua në Serbi

  • 29 September 2016 - 11:06
Policia jep detaje për drejtorin Nehat Thaçi që u arrestua në Serbi

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se drejtori i Policisë së Mitrovicës që u arrestua në Serbi, Nehat Thaçi është arrestuar derisa po shkonte atje për punë të tij private.

Sipas policisë, deri më tani autoritetet serbe nuk kanë dhënë asnjë sqarim se pse e kanë arrestuar drejtorin Thaçi, derisa kanë kërkuar nga autoritetet e EULEX-i të kërkojnë arsyetim për arrestimin.

Lexoni sqarimin e plotë të policisë:

Mbrëmë rreth ores 00:10, në hyrje të Serbisë nga autoritetet serbe është arrestuar Drejtori rajonal i Policisë së Mitrovicës Jugu, z. Nehat Thaqi.

I njëjti ka qenë jashtë detyrës zyrtare, pra në pushim dhe së bashku me një shok të tij duke udhëtuar për qështje private nëpër territorin e Serbisë për në shtetet përendimore ai është arrestuar.

Nuk kemi asnjë sqarim nga autoritet serbe për arsyet e arrestimit të tij, megjithatë permes autoriteteve kompetente EULEX-it, kemi kërkuar nga pala serbe arsyet e arrestimit të tij.

(Kosova Sot)