Mustafa: Ligji për 'Trepçën', më 2 nëntor

  • 29 September 2016 - 11:12
Mustafa: Ligji për 'Trepçën', më 2 nëntor

Kryeministri i vendit Isa Mustafa, ka bërë të ditur se më 2 nëntor do të miratohet Ligji për Kombinatin ‘Trepça’.

Duke u përgjigjur në pyetjen e deputetit Raif Qela, Mustafa ka thënë se Ligji do të jetë në të mirë të punëtorëve dhe qyetatërve të Kosovës, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Kreu i ekezekutivit ka rikujtuar se Qeveria ka shpëtuar ‘Trepçën’ në fillim të këtij viti nga procesi i likuidimit dhe se ka krijuar një komision të veçantë për këtë çështje.

(Kosova Sot)