Veteranët protestojnë nesër para qeverisë

  • 29 September 2016 - 11:46
Veteranët protestojnë nesër para qeverisë

Kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi ka njoftuar se nesër duke filluar nga ora 12:00 do të protestojnë para Qeverisë së Kosovës.
Kjo protestë vie si rezultat i pakënaqësisë me vendimin e qeverisë që familjarëve të dëshmorëve të ju ndalohen pensionet.

Qeriqi përmes një postimi në Facebook ka thënë se kjo protestë vjen pa dëshirën e tyre, por që kjo po ju imponohet nga vet qeveria.

Postimi i plotë:

“Të nderuar bashkëluftar,
Pas padrejtësive që ju janë bërë familjeve të dëshmorëve dhe kategorive të tjera të luftës të UÇK-së nga ana e ministrisë të punës dhe mirëqenjes sociale.
Ne për dy ditë kemi pasur takime me përfaqësues të kësaj ministrie ku kemi kërkuar shfuqizimin e vendimit të fundit të marrë nga ana e tyre,por që nuk kemi arritur një zgjidhje.
Poashtu vonesat e padrejta të pensioneve për veteranët e luftës na kanë shtyrë ta marrim këtë vendim.
Që nesër ditë e premte datë 30 shtator 2016 të protestojm para qeverisë të republikës të Kosovës duke filluar nga ora 12:00.
Kjo protestë vjen pa dëshirën tonë, por që kjo po na imponohet nga vet qeveria. Kërkesa e madhe e shumë familjeve të dëshmorëve dhe e kategorive të tjera na ka shtyrë që ta marrim vendimin për protestë.
Ju bëjë thirrje të gjithëve që jeni të paknaqur me këto padrejtësi që ti bashkangjiteni protestës.”(sic.)

(Kosova Sot)