Kamioni i parakaloi furgonin, polici revoltohet me shoferin: Ça je tu bo o... (Video)

  • 29 September 2016 - 21:16
Kamioni i parakaloi furgonin, polici revoltohet me shoferin: Ça je tu bo o... (Video)

Një fjalor aspak i denjë për një policë është raportuar sot në një video të xhiruar në qytetin e Durrësit.

Një video tregon se si polici ofendon drejtuesin e një kamioni. Ngjarja ka ndodhur në Durrës, ku kamioni ka qenë para mjetit të policisë, ndërsa polici e ka parakaluar dhe ka ndaluar paralelisht me shoferin, të cilit i thotë: “Ca je tu bo o kok ....?” Sipas raportuesit policia kishte mbërritur pas një sherri në lagjen 14 në Nishtulla, ndërsa është revoltuar me drejtuesin e kamionit për bllokimin e rrugës. 

(Kosova Sot)