Merkel dhe Erdogan diskutojnë mbi krizën në Siri

  • 29 September 2016 - 23:22
Merkel dhe Erdogan diskutojnë mbi krizën në Siri

Kancelarja gjermane dhe presidenti turk zhvilluan sot një bisedë telefonike ku diskutuan mbi zhvillimet më të fundit në Siri.

Siç njofton agjencia e lajmeve Mehr, kancelarja Merkel dhe presidenti Erdogan shkëmbyen pikëpamje mbi operacionet e ushtrisë turke në brendësi të territorit të Sirisë si dhe mbi situatën humanitare në rajonet veriore të Sirisë.

Tema kryesore e bisedës mes liderëve të Gjermanisë dhe Turqisë ishte situata në qytetin Alepo në veri të Sirisë ku po zhvillohen luftime të ashpra mes forcave qeveritare siriane dhe grupeve terroriste.

(Kosova Sot)