Agani: Unë jam kryetar i PD-së (Video)

  • 29 September 2016 - 23:36
Agani: Unë jam kryetar i PD-së (Video)

Në çdo aspekt ligjor dhe statutor, unë vazhdoj të jem kryetar i Partisë së Drejtësisë, ka deklaruar Ferid Agani.

Duke komentuar Kuvendin e jashtëzakonshëm të PD-së, thotë: “Ky tubim është thirrur nga një pjesë e Këshillit Drejtues duke mos i respektuar dispozitat e statutit të partisë”.

Ai ka thënë se vetëm dy javë pas ngritjes së aktakuzës nga ana e Prokurorisë së Shtetit dhe kërkesës së tij për lirim nga detyra e ministrit, ka filluar një fushatë e orkestruar brenda partisë, kryesisht me kryetar të degëve e jo me kryesi të degëve.

“Deri me datën 18 qershor, kur kam qenë ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor nuk ka pas asnjë pakënaqësi të shprehur në mënyrë të hapur”, ka deklaruar Agani duke shtuar se ata individë që kanë marrë pjesë në atë tubim, thjeshtë kanë qenë të manipuluar nga nënkryetari i partisë.

(Kosova Sot)