SHBA i vë 'firmën' e PD-së protestës kundër mbetjeve

  • 30 September 2016 - 20:47
SHBA i vë 'firmën' e PD-së protestës kundër mbetjeve

Shoqëria civile ngrihet nesër në protestë kundër ligjit që lejon importin e mbetjeve nga jashtë vendit me qëllim riciklimin e tyre në Shqipëri.

Por për ambasadën Amerikanë në Tiranë, kjo protestë mban firmën e Partisë Demokratike. Në një mesazh që ambasada ka shpërndarë për qytetarët amerikanë në Tiranë, thuhet se nesër partia opozitare do të organizojë një protestë kundër importit të mbetjeve, duke theksuar se bëhet fjalë për mbetje jo të rrezikshme.

Në deklaratë i bëhet thirrje qytetarëve të evitojnë lëvizjet në rrugë, ku pritet të ketë demonstrues të shumtë, akse të bllokuara dhe prani të shtuar të policisë. 

Njoftimi i Ambasadës së SHBA-ve

“Ambasada Amerikane në Tiranë informon qytetarët amerikanë se Partia shqiptare opozitare është duke organizuar një protestë kundër importit në Shqipëri të mbetjeve jo të rrezikshme, e planifikuar për të nisur më 1 tetor, ora 11:00. 

Protestuesit pritet të mblidhen pranë qendrës “Taiwan”, për të vijuar tek Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, për të shkuar drejt ndërtesës së Kryeministrisë. 

Pritet të ketë turma të mëdha protestuesish, trafik të rënduar, rrugë të mbyllura dhe prezencë të policisë. 

Ambasada nuk ka dijeni për ndonjë kërcënim specifik kundër qytetarëve amerikanë apo interesave të tyre.

Megjithatë, qytetarët amerikanë duhet të qëndrojnë vigjilentë dhe të shmangin çdo demonstratë apo tubime. 

Qytetarët duhet të monitorojnë mediat lokale dhe mjetet e tjera të informacionit të përditësuara, për të organizuar lëvizjet apo aktivitetet e tyre personale. 

Shqetësimet specifike për sigurinë duhet t'i adresohen autoriteteve ligjzbatuese shqiptare, të cilat kanë përgjegjësi për sigurinë e të gjithë vizitorëve në Shqipëri”.

(Kosova Sot)