Mjekët nuk e merrnin seriozisht, ajo vuante nga kanceri i zorrëve

  • 01 October 2016 - 19:54
Mjekët nuk e merrnin seriozisht, ajo vuante nga kanceri i zorrëve

Një adoleshente, e cila është diagnostikuar me kancer të zorrëve në moshën 19- vjeçare, përshkruan përkushtimin e saj të patundur për ta luftuar këtë sëmundje, pasi që mjekët në fillim i kishin thënë se nuk kishte ndonjë sëmundje serioze. Hannah Lysonit i është hequr një pjesë e zorrëve dhe fshikës urinare, ku i është hapur një vrimë në bark, nga ku i zbrazen zorrët. Mjekët i kishin thënë se nuk kishte ndonjë gjë serioze, por nëna e saj kishte insistuar që t'i bëheshin analiza shtesë, me ç'rast edhe iu zbuluan pesë kancere, që rriteshin në zorrën dhe mëlçinë e saj. Adoleshentja nga Lankashajri thotë se dashuria dhe mbështetja e të dashurit të saj, Paul Healey, 19- vjeçar, si dhe familja e saj, i kanë ndihmuar që të mbetet e fortë.

"U ndjeva shumë keq kur ma bënë vrimën në bark"

Pasi që ka marrë lajmin e mirë se kanceret e saj janë duke u zvogëluar, Hannah shpreson se do të shkojë hapave të "gjysmë- motrave" të saj, të cilat e kanë mundur kancerin. Kur majin e kaluar ajo zbuloi se nga çka vuante, pasoi një tronditje, meqë nuk është e lehtë për një 19- vjeçare të kuptojë se vuan nga kanceri. "U ndjeva shumë keq kur ma bënë vrimën në bark, për zbrazjen e zorrëve dhe isha pacientja më e re në repart. Por, i dashuri im dhe prindërit e mi kanë qenë të mrekullueshëm. Paul më shtynte me karrocë invalidore dhe ne, në shumë mënyra, ishim si çdo çift tjetër i ri. Zbulimi i kësaj sëmundjeje të rëndë na ka afruar të gjithëve, meqë na u desh që të rriteshim para kohe dhe të merrnim vendime të vështira". Hannah kishte filluar të kishte dhembje të shpinës në fillim të vitit 2015, por i kishte injoruar ato. Por, në maj të vitit të kaluar, gjyshja e saj Ellen vdiq dhe vajza mbeti e dëshpëruar. Simptomat e saj u përkeqësuan dhe ajo filloi që të kishte probleme me konstipacion të theksuar.

Përsëri i është kthyer besimi te doktorët

Nëna e saj, Beth, 55-vjeçare, thotë se në fillim bënin shaka me vajzën, meqë ajo qëndronte një kohë të gjatë në banjë. Ata kishin menduar se ajo vuante nga stresi. Mjekët i kishin shkruar ilaçe kundër konstipacionit, por gjendja e saj vetëm sa ishte vështirësuar. Ajo kishte filluar të kishte edhe gjakderdhje nga zorra, por as tani mjekët këtë nuk e kishin bërë të madhe, për këtë shkak, ajo kishte filluar ta humbte besimin te mjekët. Në prill të këtij viti Beth insistoi për analiza shtesë për vajzën e saj, të cilat edhe vunë në pah ekzistimin e tumoreve. Pra, diagnoza u bë më shumë se 1 vit pas fillimit të simptomave. Ajo duhej të shkonte në Amerikë, por për shkak të gjendjes shëndetësore iu desh që ta anulonte udhëtimin dhe t'i nënshtrohej operacionit. Asaj tani përsëri i është kthyer besimi te doktorët.

(Kosova Sot)