Alarm në bazën ushtarake të SHBA’së në Mosul, ushtarët pajisen me maska

  • 22 October 2016 - 13:53
Alarm në bazën ushtarake të SHBA’së në Mosul, ushtarët pajisen me maska

Ushtarët amerikanë në një bazë pranë qytetit verior të Irakut, Mosulit, kanë vendosur maskat mbrojtëse kundër gazrave toksike të vendosura nga i ashtuquajturi Shteti Islamik.

Para kësaj, sekretari i Mbrojtjes së SHBA’së, Ash Carter është raportuar se ka shkuar në Bagdad për një vizitë.

Ndërkohë, BBC raporton se forcat irakiane tashmë kanë hyrë në qytetin e Qaraqosh, 32 kilometra në jug të Mosulit.

Qaraqosh, është qyteti më i madh i krishterë në Irak para luftës.

(Kosova Sot)