Nënë e bijë me kancer të gjirit

  • 22 October 2016 - 19:35
Nënë e bijë me kancer të gjirit

TRAJTIMI NGA PO E NJËJTA SËMUNDJE

Pak orë para se Vikki Powell, 30 vjeçe, të mbaronte trajtimin kundër kancerit të gjirit, e ëma e saj, Sandra Goldsmith, diagnostikohet me po të njëjtën sëmundje

Një gruaje i ishte thënë se vuan nga kanceri i gjirit vetëm pak orë para se e bija e saj do ta përfundonte trajtimin nga po e njëjta sëmundje e rëndë, transmeton gazeta Kosova Sot.

Trajtimi i suksesshëm

Sandra Goldsmith, 54 vjeçe, thotë se kishte mbetur aq e befasuar për të keq saqë nga sikleti ia kishte nisur të qeshte. Tani, Sandra Goldsmith, nga Rainham, Eseks, do të trajtohet nga specialistët e njëjtë, të cilët e trajtuan edhe vajzën e saj, Vikki Powell. Zonja Powell ishte diagnostikuar në shtator të vitit të kaluar kur kishte 30 vjet, pak pas lindjes së fëmijës së saj të dytë. Ajo kishte hetuar një duq derisa ishte duke e ushqyer vajzën me gji. Analizat treguan se ajo vuante nga kanceri i etapës së tretë. Dhe, kur ishte duke përfunduar trajtimin e suksesshëm nga kanceri i gjirit, kur familjarët kishin përgatitur një darkë solemne, tërë gëzimi u prish kur u zbulua se e ëma e saj tani vuante nga e njëjta sëmundje si e bija. 

Ka marrë mbështetje nga të gjithë të njohurit

Ajo kishte bërë mamografinë dhe priste marrjen e rezultateve, kur ia kishin dhënë lajmin e hidhur. "Gjëja e parë që bëra ishte të qeshja nga sikleti. Thjesht, nuk mund të besoja. Gjatë një viti të tërë kishim qenë të shqetësuar rreth vajzës, e sapo ajo arriti që ta mposhtte këtë sëmundje, ajo më kapi mua", thotë zonja Goldsmith. Ajo vendosi që ta qethte kokën, meqë kishte parë të bijën të bëhej tullace gjatë trajtimit. "Më mirë t'i presë vetë flokët e mia, sesa të më bien ato gradualisht", thotë ajo. Zonja Goldsmith tha se ka marrë mbështetje nga të gjithë të njohurit dhe nga ata që e duan dhe i do. 

(Kosova Sot)