FSK merr medalje të artë në Britani

  • 22 October 2016 - 20:00
FSK merr medalje të artë në Britani

Një njësi e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka marrë mirënjohje të lartë në Britaninë e Madhe.

Skuadra e Brigadës së Reagimit të Shpejtë e FSK'së, e përbërë prej 8 pjesëtarësh, është dekoruar me Medaljen e artë në një ndër ushtrimet më sfiduese dhe më prestigjioze në botë, 'Cambrian Patrol', në Uells të Mbretërisë së Bashkuar, ka bërë të ditur Ministria për Forcën e Sigurisë së Kosovës nëpërmjet një njoftimi.

Ushtrimi është mbajtur në tetë faza përgjatë muajit tetor, ndërsa skuadra e FSK'së ka zhvilluar patrollën e saj 48 orëshe në fazën e 6'të, nga data 19 deri me 21 tetor 2016, ka njoftuar MFSK.

"Gjatë zhvillimit të patrollës skuadra e FSK-së edhe pse pjesëmarrëse për herë të parë ka treguar një profesionalizëm të jashtëzakonshëm duke arritur të njejtin nivel me njësitë me elite të ushtrive më të zhvilluara në botë.  Në këtë ushtrim përveç 102 skuadrave nga njësi të ndryshme të ushtrisë britaneze kanë marrë pjesë gjithësejt edhe 18 skuadra mysafire, përfshirë ushtritë nga vendet si Gjermania, Italia, Zvicrra, Kanada, Pakistani, Nepali, Brazili, Kili, Bosnia dhe Hercegovina, Irlanda, India, Belgjika, Çekia, Australia, Zelanda e Re, Gjeorgjia, Meksika, dhe Latvia", thuhet në njoftimin e MFSK.

Sipas Ministrisë, "deri në fazën e 6-të vetëm 10 skuadra përfshirë skuadrën e FSK-së kanë arritur të dekorohen me medaljen e artë, shumë të tjera kanë arritur vetëm ta përfundojnë ose kanë marrë medaljen e argjentë dhe bronzi, ndërsa 16 të tjera për arsye shëndetësore apo në mungesë të përgaditjeve të mjaftueshme janë tërhjekur nga ushtrimi".

Ky ushtrim daton qysh nga viti 1959 dhe njihet në mbarë botën si një ndër patrollat më të vështira, ku një numër i vogël skuadrash arrinë të dekorohet me medaljen e artë dhe shkalla e dështimit është mjaftë e lartë.

(Kosova Sot)