Krim në familje/ Burri vret me armë kunatën dhe plagos gruan

  • 22 October 2016 - 21:05
Krim në familje/ Burri vret me armë kunatën dhe plagos gruan

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme rreth orës 19:30, në fshatin Çoçaj të Ndroqit.

Nga burimet paraprake mësohet se, si pasojë e konfliktit në familje, Kasëm Lila ka marrë çiften dhe ka qëlluar në drejtim të bashkëshortes së tij, 50 – vjeçares Z. Lila dhe kunatës, F. Lila, 40 – vjeçe.

Kjo e fundit ka ndërruar jetë në Qendrën Spitalore Universitare, ndërsa bashkëshortja e autorit ndodhet në gjëndje të rëndë për jetën.

Nga hetimet paraprake, sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti që autori ka patur me të vëllain e tij.

Efektivët e Komisariatit të Policisë Nr 6 bënë të mundur arrestimin e Kasëm Lilës, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.

(Kosova Sot)