Ujërat e Detit Mesdhe marrin jetën e 9 emigrantëve

  • 22 October 2016 - 21:52
Ujërat e Detit Mesdhe marrin jetën e 9 emigrantëve

Së paku 9 emigrantë kanë humbur jetën dhe 10 të tjerë konsiderohen të zhdukur, në mesin e tyre 4 fëmijë, gjatë tentimit të tyre për të kaluar Detin Mesdhe.

Gjatë aksionit për shpëtimin e emigrantëve, është arritur që të shpëtohet jeta e 120 personave, por ekziston frika se numri i personave që kanë humbur jetën është më i madhe se që është raportuar, njofton organizata e Mjekëve pa Kufij, e cila krahas ushtrisë është duke qëndruar në ujërat e Detit Mesdhe për t’u ofruar ndihmë emigrantëve.

Roja bregdetare italiane, ka njoftuar se vetëm gjatë ditës së sotme kanë shpëtuar jetën e 1000 emigrantëve, të cilët u ishin drejtuar brigjeve italiane me barka dhe anija të vogla.

(Kosova Sot)