Hillary Clinton në rrezik nga një sulm kimik?

  • 22 October 2016 - 22:18
Hillary Clinton në rrezik nga një sulm kimik?

Selia e fushatës së Hillary Clinton në Bruklin është evakuuar për shkak të zbulimit të një pluhuri të bardhë në një zarf, i cili është dërguar të premten në zyrën e Manhatanit të Clinton, ku është hapur në orën 17:00 nga dy stazhistë.

Këta të fundit e kanë dërguar pastaj në selinë e fushatës në Bruklin. 

Policia bën me dije se katër persona janë ekspozuar nga pluhuri i bardhë. Substanca pastaj rezultoi jo e rrezikshme, ndonëse priten analiza të tjera.

Policia e Nju Jorkut ka hapur menjëherë një hetim: “Pluhuri nuk është i rrezikshëm. Hetimet paraprake kanë verifikuar që testi ka dalë negativ sa u takon substancave të rrezikshme”, – kanë shpjeguar krerë të policisë, duke saktësuar që Departamenti i Shëndetit po zhvillon hetime për të përcaktuar natyrën e substancës.

“Për momentin mund të përjashtojmë faktin që pluhuri ka pasur natyrë të dëmshme apo vdekjeprurëse”.

(Kosova Sot)