Fëmijët këmbëzbathur në shtëpinë që pikon gjithandej

  • 23 October 2016 - 08:21
Fëmijët këmbëzbathur në shtëpinë që pikon gjithandej

Gjatë gjithë muajit futen në borxhe.

Të gjithë ata, të cilët kanë mundësi ta ndihmojnë familjen në fjalë, këtë mund ta bëjnë, duke thirrur në numrin e telefonit direkt të familjes që është 044 995702. 

"Nuk kemi kurrfarë të ardhurash të tjera dhe krejt ajo që kemi është pra pensioni që merr burri si i plagosur në luftë në vlerë prej 120 eurosh. Çka të bëjmë me to, fëmijët janë duke u rritur dhe vazhdimisht kërkesat po shtohen. Bashkëshorti është i papunë", thotë për gazetën Beharja, e cila bashkëshortin e ka të paaftë për punë,raporton Gazeta Kosova Sot

Familja Asllani nga fshati Rancë i komunës së Shtimjes po përballet me varfëri ekstreme. Shpesh në sofrën e tyre mungojnë edhe gjërat më elementare. Kryefamiljari është i paaftë për punë, përderisa është plagosur në luftën e fundit. Në familjen e tyre ka shumë mungesa madje edhe për gjërat më elementare. Kjo ka ndikuar që nëna e fëmijëve shpesh të bjerë në hall se çka t'u ofrojë fëmijëve për të ngrënë. Për më shumë kjo familje jeton e varur vetëm nga një ndihmë e një pensioni invalidor në vlerë prej 120 eurosh të Ekrem Asllanit, i plagosur gjatë luftës së fundit. Për më shumë, e zonja e kësaj shtëpie Beharja theksoi se po e kanë të vështirë të mbijetojnë e gjithë familja. Nganjëherë pohon se me këtë shumë nuk arrijnë të sigurojnë as bukën e miellin për një muaj, kurse detyrohen të marrinë para ose gjëra ushqimore hua në një shitore të një fshati më poshtë. "Nuk kemi kurrfarë të ardhurash të tjera dhe krejt ajo që kemi është pra pensioni që merr burri si i plagosur në luftë në vlerë prej 120 eurosh. Çka të bëjmë me to, fëmijët janë duke u rritur dhe vazhdimisht kërkesat po shtohen. Bashkëshorti është i papunë", thotë ajo, duke ia hequr xhemperin e saj nga këmbët e zbathura të djalit të vogël, të cilin po e mbante në krahë. 

Image

 

Asllani me shëndet të lig Në anën tjetër, Beharja thekson se e kanë të vështirë edhe qëndrimin në shtëpinë e papërfunduar. "Shtëpia falë ndihmës së të tjerëve është ndërtuar pas luftës, por kulmi ka mbetur keq. Tavani po na e lëshon ujin brenda, sidomos e kemi të vështirë gjatë dimrit ku uji depërton gjithandej. Po na sjell telashe të herëpashershme, sepse po pikon mbi shtrojë dhe mbulojë. Dimrit po na shkakton mjaft telashe, sepse nuk po kemi rrobat që t'i ndërrojmë ", është shprehur nder të tjera ajo. Por, në anën tjetër kryefamiljari Ekrem Asllani është ankuar për shëndetin e tij të lig dhe pamundësisë për të intervenuar në përmirësimin e kushteve dhe për të mos qenë të varur gjatë gjithë kohës nga hyrja në borxhe. "Unë më shumë nuk e shoh ndihmën sociale. Gjatë gjithë kohës më duhet të hyj në borxhe dhe kur ta marr pensionin t'i paguaj. Vërtet po heqim keq për të gjitha. Këtu fshati është larg nga të gjitha, nuk kemi mjekë dhe po të sëmuremi dikush duhet dërguar në Shtimje. Kur nuk ke para nuk po mundesh hiç as me u nis për te mjeku. Kështu kemi shumë telashe të njëpasnjëshme, të cilat mezi po i kalojmë", është shprehur ky qytetar, duke pohuar se janë në mungesë të gjithçkaje.

Beharja mban shumë halle mbi supet e saj Ekremi thoshte se janë në mungesë të gjithçkaje dhe një ndihmë sado e vogël do t'u ndihmonte të kalonin krizën. "Po për gjithçka jemi në mungesë për ushqim, për veshmbathje për shtrojë e mbulojë, për të gjitha. Sigurisht se një ndihmë sado e vogël do të na nxirrte nga kriza e vazhdueshme dhe të kemi mundësi që të paktën një muaj të mos jemi të varur nga hyrja në borxhe", është shprehur Beharja, e cila po mbante shumë halle mbi supe. Familja nuk kishte as orendi e mobilie. Shiltet ishin të vendosura pothuajse nëpër të gjitha dhomat. Sigurisht se nevojat për një ambient ishin më se të domosdoshme për këtë familje. Por, pa dyshim se në mes të ëndrrave rinore, Ajetja, njëra nga vajzat e familjes Asllani kishte se si të bëheshin me një shtëpi të mirë dhe të kishin kushte më të mira. "Unë do të apeloja për të na ndihmuar bile një herë të dalim nga kriza, të kemi kushte më të mira për shkollim, dhe prindërit mos të na mbajnë gajlen për çdo ditë se me çka të ushqehemi të veshmbathemi dhe të tjera", ka theksuar Ajetja, nxënëse e klasës së tetë. Andaj u ndamë nga kjo familje me nevoja të mëdha. Të gjithë ata, të cilët kanë mundësi ta ndihmojnë familjen në fjalë, këtë mund ta bëjnë, duke thirrur në numrin e telefonit direkt të familjes që është 044 995702. 

(Kosova Sot)