Shpëtojnë 10-vjeçaren nga ISIS-i, vogëlushja: Më lejoni t’ju puth këmbët (Video)

  • 23 October 2016 - 10:56
Shpëtojnë 10-vjeçaren nga ISIS-i, vogëlushja: Më lejoni t’ju puth këmbët (Video)

Aysha, një vajzë 10 vjeçare nga Mosuli u shpëtua nga ushtria irakiane pasi u mbijetoi sulmeve të shtetit Islamik.

Mes lotëve, duke mbajtur fort në duar një pako me biskota dhe ujë, Aysha falënderon ushtarët të cilët erdhën të shpëtonin atë dhe nënën e saj, e ndërsa tregon se babai kishte humbur jetën.

“Ju falënderoj shumë. Unë mendova se nuk do të vinit kurrë të na shpëtonit. Kemi ndenjur tre ditë pa ushqim dhe pa ujë, vetëm unë dhe mamaja ime, babai im është vrarë nga terroristët

ISIS kanë marrë shumë fëmijë nga fshati im, disa prej tyre kanë vdekur. Ato kanë detyruar nënën time tu jap para, bizhuteri, gjithçka, tashmë nuk kemi asgjë.

Dua t’ju falënderoj. Më lejoni t’ju puth këmbët”, shprehet Aysha.

Fshati i saj, Kafer, 18 milje nga qyteti verior i Irakut i Mosulit, ka qenë nën kontrollin e të ashtuquajturit shtetit Islamik që nga viti 2014. Por pas shumë operacioneve të njëpasnjëshme të ushtrisë irakiane, ai u çlirua.

(Kosova Sot)