Piratët somalezë lirojnë 26 pengje

  • 23 October 2016 - 13:18
Piratët somalezë lirojnë 26 pengje

Pirtatët somalezë, kanë liruar 26 pengje pas gati pesë vjetësh të mbajtur në robëri.

Lirimin e tyre e njoftoi një organizatë e përfshirë në përpjekje të ndërmjetësimit, 

Pengjet e liruara ishin rrëmbyer në një anije në jug të Seychelles në mars të vitit 2012.

Sipas organizatës Oceans Beyond Piracy, bëhet e ditur që në mesin e të rrëmbyerve ishin 29 persona të ekuipazhit, por që gjatë aktit të rrëmbimit njëri vdiq gjatë përleshjeve derisa dy të tjerë nga sëmundjet.

(Kosova  Sot)