Arrestohet një person nga Shqipëria, tentoi të fute 40 kilogram drogë në Kosovë

  • 23 October 2016 - 13:40
Arrestohet një person nga Shqipëria, tentoi të fute 40 kilogram drogë në Kosovë

Një njësi patrulluese e Policës së Kosovës në pikën kufitare në Vermicë, të shtunën derisa ishte me detyrë zyrtarë në pikë vëzhgimi, afër bregut  të liqenit  ka  vërejtur një person duke lëvizur  në këmbë nga Republika e Shqipërisë në drejtim të Republikës së Kosovës , duke shfrytëzuar rrugën afër bregut  të liqenit.

Personi i dyshuar (A. M. -1977 Shtetas i Shqipërisë) është vërejtur se posedonte (të ngarkuara) me vete disa qese të dyshuara prej najloni dhe me të vërejtur këtë njësia Policore ka  ndërmarrë veprime taktike për arrestimin e tij.

I dyshuari ngarkesën e tij të cilën e posedonte me vete e ka hedhur në tokë, dhe ka filluar të ikë në drejtim të pjesës malore, mirëpo falë veprimeve të shpejta taktike të njësisë policore i dyshuari është arrestuar.

Policia ka arritur të sekuestrojë edhe  ngarkesën e dyshuar  të cilën e kishte e kishte hedhur i dyshuari, e cila ishte e vendosur në tre (3) thasë të mëdhenj.

 Gjate kontrollit dhe verifikimit të thasëve janë vërejtur gjashtëdhjetë ( 60 ) paketime të mbështjella të dyshuara me lëndë narkotike e llojit marihuanë .

 Pesha totale e substancës së dyshuar për narkotik të llojit marihuanë arrin rreth 40 kg, apo saktësisht  39 kg e 035 gr.

Me vendim të prokurorit kompetent personi i dyshuar dërgohet në mbajtje për 48 orë.

(Kosova Sot)