Prizren: Përleshje për shkak të borxhit

  • 23 October 2016 - 13:52
Prizren: Përleshje për shkak të borxhit

Gjashtë persona kanë sulmuar pronarin e një lokali në Prizren, të shtunën rreth orës 16:00, për shkak të një borxhi të mëparshëm, raporton Policia e Kosovës, njofton Klan Kosova.

Eskalimi i situatës, siç njofton policia, ka ardhur pasi që ka pasur mosmarrëveshje rreth një borxh.

“Gjashtë të dyshuar meshkuj kanë hyrë në lokalin pronë e viktimës dhe kanë kanosur dhe sulmuar viktimën”, thuhet në njoftim.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit janë bastisur dy shtëpitë të dyshuarave me ku janë gjetur dhe konfiskuar; një armë AK-47 me një karikator dhe 22 fishekë të kalibrit të pa njohur.

Një i dyshuar është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarit tjerë gjenden në arrati.

(Kosova Sot)