I thonë se është me kancer, ja çfarë zbulon vetë pacientja

  • 27 June 2015 - 22:37
I thonë se është me kancer, ja çfarë zbulon vetë pacientja

Një vajzë e re, identiteti i së cilës nuk është bërë i ditur, ishte diagnostikuar me kancer.

Sipas mjekëve, bëhej fjalë për një tumor të shkaktuar nga Papilloma Virus dhe i lokalizuar në pjesën e mitrës së gruas.

E tronditur nga lajmi, gruaja nisi të bëjë disa kontrolle radhë për të mësuar më shumë në lidhje me gjendjen e saj shëndetësore.

E ndihmuar nga mjeku Eskander në Orange County, ajo arriti të zbulojë një anomali. Në të vërtetë, qelizat në afërsi të legenit ndriçonin si të ishin të sëmura, por ishin vetëm të ngjyrosura.

Pacientja ka tatuazhe të shumta në të dyja këmbët e saj dhe pigmenti duket se i është ngjitur deri në qelizat e legenit, pranë e mitrën, çka ka ngatërruar mjekët dhe i ka bërë ata të mendojnë se bëhej fjalë për një tumor, transmeton noa.al. 

Në të vërtetë, e pasionuara pas tatuazheve nuk ishte e prekur nga asnjë lloj tumori dhe pas analizave të shumta arriti të zbulojë se ndodhet në gjendje shumë të mirë shëndetësore.