Gruaja që punon ‘sa shtatë burra'

  • 23 October 2016 - 15:58
Gruaja që punon ‘sa shtatë burra'

Mbeti vejushë me dy fëmijët e vegjël.

Gjyle Hyseni, nga fshati Molliq i Gjakovës, asnjëherë nuk është dorëzuar, as atëherë kur ngeli e ve me dy fëmijë të mitur. Ia grahi punës dhe kështu jo vetëm që u bë e zonja e vetvetes dhe e familjes, por u bë edhe shembull e gruas shumë të suksesshme,raporton Gazeta Kosova Sot

Ndryshe nga shumë fermerë të tjerë, ajo nuk ankohet edhe sa i përket leverdisë së marrjes me bujqësi, pasi, siç thotë vetë, ajo e shet thuajse tërë mjaltin që e prodhon."Dorën në zemër, nuk është se nuk ka probleme, e probleme më së shumti po na shkaktojnë importimet e pakontrolluara të mjaltës së cilësisë shumë të dyshimtë jashtë Kosovës. Ata e shesin mjaltin me 6-7 euro për kilogram! Ku ka mjaltë të mirë me atë çmim? Unë mjaltin tim e shes 15 euro, por është 100 % bio, qysh e ka falë i lumi Zot. I kam dy fëmijë, unë jam kryefamiljare, jam gruaja e dëshmorit dhe dua që një cent që e fitoj ta fitoj hallall, pasi nuk dua që dikush me m'i nëm fëmijët", thotë Gjylja.

Lufta e fundit çlirimtare shumë familje të komunës së Gjakovës i la pa zot shtëpie. Pa dëshirën e vet, por të detyruara nga situata e krijuar, shumë gra në këtë komunë, veçanërisht në zonat rurale, u bënë kryefamiljare, ose siç thotë populli u bënë edhe grua edhe burrë. Një ndër to është edhe Gjyle Hyseni, një zonjë nga fshati Molliq i Gjakovës, së cilës burri i ra dëshmor dhe e la të ve me dy fëmijë të vegjël. "Fshati Molliq, si fshat kufitar, ishte bërë vend transit thuajse për tërë armatimin që vinte për UÇK-në nga Shqipëria. Prandaj, ishte rrezik që unë dhe dy djemtë e vegjël të rrimë këtu. Më 1 prill 1999 unë dhe fëmijët u detyruam të marrim rrugën drejt Shqipërisë, rrugë që na zgjati madje 7 ditë. Burri nuk erdhi me ne, më pati thënë 'duhet të rri në Molliq, sepse kam shumë punë këtu'. Ai ra dëshmor i luftës çlirimtare, ndërsa unë ngela e ve me dy fëmijë të vegjël", rrëfen sot Gjyle Hyseni.

"Aktualisht kam arritur t'i kem 160 koshere bletësh dhe kujdesi për to më merr më së shumti kohë, pasi nuk është e lehtë t'i rrish karshi një numri kaq të madh të koshereve të bletëve. Duhet të kujdesem për bletët, t'i bart nëpër kullosa, të nxjerr mjaltin dhe ta shes atë, sepse vetëm kështu kompletohet procesi e marrjes me bletari", shprehet Gjyle Hyseni

Kurrë nuk iu dorëzua sfidave Me kthimin në Molliq, pas përfundimit të luftës, filluan telashet e mëdha të saj. Burrin e gjeti të vrarë, ndërsa shtëpinë e shkrumbuar. "Menjëherë më ranë të gjitha telashet mbi kokë. Pa burrë, pa shtëpi e me dy fëmijë të vegjël. Zemra donte të më pëlciste! Ka mundur shumë lehtë të më fluturonte mendja, por në ato momente mora një vendim - nuk do të dorëzohem, do të përballoj të gjitha sfidat, do të punoj dhe do të sakrifikohem për fëmijët", i kujton ato ditë para më shumë se 17 vjetësh Gjyle Hyseni. Gjashtë muaj Gjylja me fëmijët pati jetuar në një çadër (shatorr), ndërsa tri vjet të tjera në një kamp-shtëpizë që ia kishin dhënë organizatat ndërkombëtare. Jeta e ka sfiduar atë shumë herë, por ajo ka qëndruar e fortë dhe nuk është dorëzuar asnjëherë, e bindur se vetëm kështu mund t'ia dalë, vetëm kështu mund t'i rrisë fëmijët e saj pa problem dhe gjithnjë e kishte vetëm një moto."Moto e jetës s'ime atëherë ka qenë, por që vazhdon të jetë edhe sot: punë, punë, punë. E dua shumë punën dhe kjo është përgjigjja e vetme se si ia kam dalë. Unë pa punë nuk mund të rri. Jam e lumtur që nuk jam e detyruar t'ia zgjas askujt dorën për ndihmë, por mundohem dhe punoj vetë", fliste këto ditë Gjyle Hyseni, duke këmbëngulur se gratë nuk duhet të rrinë duarkryq dhe të presin se çka bëjnë të tjerët për to, por duhet të angazhohen vetë.  

U qëndron karshi 160 koshereve me bletë E, ajo që për këta 17 vjet të pasluftës e ka arritur Gjylja nuk është pak, bile do ta kishte shumë të vështirë të arrinte edhe një burrë. Por, jorastësisht për të thonë se punon "sa shtatë burra"! Ajo është shndërruar në njërën prej fermerëve më të suksesshme jo vetëm në komunën e Gjakovës, por edhe në Kosovë. Dëshmi për këtë nuk janë vetëm mirënjohjet e shumta që ka marrë në nivel komunal dhe atë republikan, por janë punët që ajo i bën çdo ditë, çdo javë, çdo muaj, çdo vit. Ajo merret me punë të llojllojshme në bujqësi, por duket se kohët e fundit angazhimin më të madh e ka në bletari. "Mund të thuhet kështu, edhe pse edhe punët e tjera nuk i lë pas dore. Aktualisht kam arritur t'i kem 160 koshere bletësh dhe kujdesi për to më merr më së shumti kohë, pasi nuk është e lehtë t'i rrish karshi një numri kaq të madh të koshereve të bletëve. Duhekujdesem për bletët, t'i bart nëpër kullosa, të nxjerr mjaltin dhe ta shes atë, sepse vetëm kështu kompletohet procesi e marrjes me bletari. Çfarëdo ngecje, në cilëndo prej këtyre hallkave të angazhimit, e rrezikon procesin në tërësi", flet me shumë kompetencë Gjylja. Ndryshe nga shumë fermerë të tjerë, ajo nuk ankohet edhe sa i përket leverdisë së marrjes me bujqësi, pasi, siç thotë vetë, ajo e shet thuajse tërë mjaltin që e prodhon."Dorën në zemër, nuk është se nuk ka probleme, e probleme më së shumti po na shkaktojnë importimet e pakontrolluara të mjaltës së cilësisë shumë të dyshimtë nga jashtë Kosovës. Ata e shesin mjaltin me 6-7 euro për kilogram! Ku ka mjaltë të mirë me atë çmim? Unë mjaltin tim e shes 15 euro, por është 100 % bio, qysh e ka falë i lumi Zot. I kam dy fëmijë, unë jam kryefamiljare, jam gruaja e dëshmorit, unë dua që një cent që e fitoj ta fitoj hallall, nuk dua që dikush me m'i nëm fëmijët", thotë Gjylja.

Dikur mësonte vetë, tash i mëson të tjerat Gjyle Hyseni tash konsiderohet si njëra ndër ekspertet e bletarisë, pasi për këtë ka ndjekur edhe shumë trajnime në Gjermani, Francë, Zvicër, Turqi, Maqedoni dhe Shqipëri, kështu që tash grave të reja, që janë të interesuara të merren me bletari, u mban trajnime. Por, bletaria është vetëm një segment në të cilin angazhohet Gjylja. Ajo pa përtesë bën edhe shumë punë të tjera. "Jam marrë edhe me kultivimin e dredhëzave, kam bagëti, shes djathë, kos, leqenikë, flija... Të gjitha këto i dërgoj nëpër restorante. Merrem me të gjitha, e dua punën dhe kjo është përgjigjja e vetme se si arrij t'i bëj të gjitha këto" na tregon Gjylja, si duket rastësisht apo me qëllim, duke e harruar edhe një veprimtari të saj. "Jo, jo, nuk e fsheh, por harrova t'ju them se në çdo vjeshtë unë pjek raki. Pjek diku 700-1.000 litra raki dhe e tëra më shitet, nuk ma pret vjeshtën tjetër. Kjo është raki për merak", mburrej Gjyle Hyseni, duke na afruar një gotë, si duket vetëm për të na bindur për cilësinë e rakisë së saj. Kështu punon kjo burrneshë, e cila, kur ka nevojë, nuk heziton të ngasë edhe traktorin, veçanërisht në kohën kur duhet të dalë në mal për të mbledhur gështenja. U larguam nga Molliqi me një bindje të fortë se kur njeriu do dhe punon nuk ka gjë që nuk mund të arrihet!

(Kosova Sot)

Image

 

Image