Rënia e remitencave prish paqen sociale në Kosovë

  • 24 October 2016 - 15:37
Rënia e remitencave prish paqen sociale në Kosovë

Shala: Qeveria pa këto mjete do të përballej me trazira sociale.

 Rënia e remitencave do ta thellonte edhe më shumë krizën ekonomike në vendin tonë. Sepse, edhe pa ndihmën e tyre, shkalla e varfërisë në vend do të ishte shumë më e lartë", është shprehur eksperti i ekonomisë, Ibrahim Rexhepi.

P ër herë të parë pas lufte, sivjet ka ndodhur që në Kosovë të ketë një rënie të dërgesës së remitencave të kosovarëve që ndodhen jashtë vendit dhe duhet thënë se pikërisht remitencat janë faktori kryesor që e ruajti paqen sociale në vendin e varfër e të prapambetur. Sipas ekspertëve të ekonomisë dhe deputetëve të opozitës, sikur të mos ishin remitencat e diasporës kosovare, që në një vit kapin shifrën e mbi 600-700 milionë eurove, që janë mjete të emigrantëve kosovarë, përqindja e varfërisë në Kosovë do të ishte shumë më e madhe. Ata kanë frikën se rënia e remitencave nga diaspora jonë do të mundet që ta thellojë krizën ekonomike, ngase këtë vit ka pasur një trend të rënies së parave që vijnë nga Perëndimi për afro 3 për qind e kjo, sipas ekspertëve, mund të jetë me pasoja të mëdha për ekonominë e vendit. Ndryshe, Kosova llogaritet si njëra ndër vendet me më së shumti dërgesa të pranuara, respektivisht 23 për qind të popullatës pranojnë dërgesa nga jashtë, që njëherazi është përqindja më e lartë në rajon.

Abazi: Me rënien e dërgesave thellohet varfëria Njohësi i çështjeve ekonomike e financiare, Milazim Abazi u shpreh për gazetën se rënia e remitencave po ndodh për herë të parë që nga pas lufta. "Kosova vazhdimisht ka shënuar rritje të remitencave nga viti në vit. Remitencat kanë shërbyer për të ruajtur paqen sociale në Kosovën e varfër e të prapambetur ekonomikisht", u shpreh Abazi. Sipas tij, rënia e remitencave do të ndikojë në prishjen e paqes sociale dhe krijimin e pakënaqësive masovike për prapambetjen e thellë ekonomike të Kosovës, veçanërisht në ato raste kur në disa familje remitencat janë burimi i vetëm i të ardhurave të tyre dhe ndikojnë dukshëm në standardin e jetesës. Ndërsa, eksperti i ekonomisë, Ibrahim Rexhepi thotë se nuk ka dyshim, se diaspora është burimi kryesor i financimit të buxhetit të familjeve në Kosovë." Rënia e remitencave do ta thellonte edhe më shumë krizën ekonomike në vendin tonë. Sepse, nga rënia e remitancave nga diaspora e jonë edhe pa ndihmën e tyre, shkalla e varfërisë në vend do të ishte shumë më e lartë". Ish-ministri i Financave, Haki Shatri, ekspert i ekonomisë, ka deklaruar më herët për Gazetën se të ardhurat nga diaspora kryesisht shpenzohen për konsum familjar me ndonjë përjashtim. Sipas tij, këto të ardhura janë të rëndë- sishme, sepse i ndihmojnë mirëqenies dhe një standardi të përmirë- suar për një periudhë të caktuar kohore. Por, cek ai, këto të ardhura, për fat të keq, nuk mund të shfrytë- zohen në tërësi ose kryesisht për investime dhe për zhvillim ekonomik, për një arsye të thjeshtë, sepse popullsia e Kosovës jeton shumica në kushte të varfërisë edhe të papunësisë.

Shala: Pa diasporën, bizneset do të kolapsonin Ndërsa deputeti nga opozita, Haxhi Shala( Nisma për Kosovën) u shpreh për Gazetën se dihet botërisht se pa të ardhurat e mërgimtarëve, qytetarët tanë do të ishin në një gjendje të mjerueshme dhe bizneset do të kolapsonin, kurse ekonomia e vendit do të ishte fatale". Sipas Shalës, qetësia sociale në Kosovë po ruhet në saje të remitencave të diasporës sonë, ngase Qeveria pa këto mjete do të përballej me trazira sociale dhe Kosova do të rrezikohej edhe në aspektin e sigurisë. Shala shtoi se pa ndihmën e shqiptarëve të diasporës, ekonomia e Kosovës do të ishte shumë më e dobët. "Duke ditur ndihmën e madhe të diasporës që është me qindra miliona euro për një vit, popullata jonë po arrin që ta tejkalojë situatën duke mbijetuar", u shpreh ai. Shala shpreson se me aktivizimin e pasurive minerale të vendit, Kosovën pritet se do ta presin ditë më të mira. Ai është i mendimit se duhet që të kemi një strategji më të mirë zhvillimore jo të veprohet nga dita në ditë, pasi së pari duhet zhvilluar prodhimin vendor pasi raporti në mes të eksportit dhe të importit është dukshëm në favor të importit. "Me këtë Qeveri është vështirë se do të arrihet kjo çështje, pasi askush nuk është i kënaqur me formën se si po menaxhojnë krizën e vendit në drejtime të caktuara. Kjo, ngase pa ekspertë të mirëfilltë në të gjitha fushat nuk ka strategji zhvillimore të vendit tonë dhe punën e saj kjo Qeveri e bazon me veprime nga dita në ditë", është shprehur Shala. 

(Kosova Sot)