Tre operacione antidrogë, sekuestrohen 391 kg kanabis

  • 24 October 2016 - 19:39
Tre operacione antidrogë, sekuestrohen 391 kg kanabis

391 kg kanabis u sekuestruan nga policia në tre operacione antidrogë në Fier, Shkodër dhe Kurbin.

Në rrethinat e Mallakstrës, operacioni i kryer në bashkëpunim të strukturave të policisë së shtetit dhe krimeve të rënda, ka sjellë sekuestrimin e 343 kg kanabis, 425 farë të bimës narkotike, si edhe armë e fishekë.

Gjatë finalizimit të operacionit të koduar “Gryka” janë arrestuar 11 persona, nga të cilët 3 u proceduan penalisht dhe 2 të tjerë u shpallën në kërkim.

Policia deklaruan se është krehur e gjithë zona e e fshatit Ninësh në Mallkastër, dhe gjatë kontrolleve në banesat e disa banorëve, janë gjetur sasi të ndryshme të lëndës narkotike, që në total bëjnë 343 kg.

Operacionet e shtrira në të gjithë vendin, kanë zbuluar 37 kg kanabis në proces tharje në Shkodër, gjatë finalizimit të operacionit të koduar “DRYING”.

Lënda narkotike ndodhej në një banesë në lagjen “Skënderbeg” në shkodër, në pronësi të ciftit me iniciale M.K dhe F.Gj të cilët u shpallën në kërkim.

Ndërkohë policia e Kurbinit ka vënë në pranga dy persona, qw dyshohet se janë autorë të thasëve më kanabis që u zbuluan një ditë më parë në hidrovorin e fshatit Adriatik në Lezhë.

Policia informon se u arrestuan Nikoll  Koca, 25 vjeç,  dhe  Rajmond Prenga, 21 vjeç,  banues në Kurbin.

Këta dy persona u arrestuan pasi gjatë patrullimit në vijën bregdetare iu sekuestruan 11 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva. Sakaq, të dielën janë gjetur 15 thasë të mbushur me mbetje të bimëve  narkotike në Hidrovor-Adriatik dhe sipas policisë, dy të arrestuarit dyshohen si poseduesit.

(Kosova Sot)