Kërkohet ndihmë për 2-vjeçarin që vuan nga tumori (Foto)

  • 25 October 2016 - 20:08
Kërkohet ndihmë për 2-vjeçarin që vuan nga tumori (Foto)

Vogëlushi 2-vjeçar, Arilen Rexhaj nga fshati Devë komuna e Gjakovës, vuan nga tumori në faqen e djathtë.

Ai ka qëndruan në QKUK nga data 1 gusht deri më 17 tetor, mirëpo mjekët i kanë thënë se nuk mund të gjejnë shërim për këtë sëmundje në Kosovë.

Për shërimin e tij nevojiten 126 mijë euro që janë të papërballueshme për familjen e tij.

Klinika në Gjermani ka kërkuar të paguhen 10600 euro, 10 përqindëshin e shumës totale vetëm për ta pranuar Arilenin në klinikë.

Sot, prindi i Arilenit, Neziri ka shkuar ne Ambasadën e Gjermanise në Prishtinë ku e ka tërhequr aplikacionin për plotësimin e dokumenteve për aplikim për vizë.

Më poshtë keni numrat e xhirollogarisë ku mund të ndihmoni.

(Kosova Sot)

Image