Ish-prokurori i shpëton burgut, gjykata e dënon me shërbim prove

  • 27 October 2016 - 19:57
Ish-prokurori i shpëton burgut, gjykata e dënon me shërbim prove

Ish-prokurori i Fierit, Petrit Vukaj është dënuar me 2 vjet e 6 muaj shërbim prove. Ai akuzohej për korrupsion pasiv.

Vukaj u arrestua në nëntor të vitit 2015 pasi mori para nga një qytetar për të ndryshuar akuzën për një të arrestuar, me qëllim që t’i ulej dënimi.

Vukaj mori përsipër zbutjen e kërkesës për dënimin e Elton Xhemalit, i paraburgosur për veprën penale të “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”, ngjarje e ndodhur në datë 31 mars të këtij viti në aksin rrugor Levan­ Tepelenë, me pasojë vdekjen e Përparim Bizhga­s, shef i Rendit në Policinë e Delvinës, pasagjer në mjetin e drejtuar nga i arrestuari Xhemali.

(Kosova Sot)