Vogëlushja me meningjit vdiq brenda 14 orëve

  • 27 October 2016 - 20:01
Vogëlushja me meningjit vdiq brenda 14 orëve

LINDI PAS 16 SHTATZËNIVE TË DËSHTUARA TË SË ËMËS

E ëma mendonte se kishte ndonjë infeksion të vogël, përjetoi katër arreste kardiake

Ajo ka qenë e lumtur dhe e buzëqeshur një ditë para se të vdiste

Një nënë e vuajtur, pas 16 shtatzënive të dështuara, ka arritur ta sjellë në jetë vajzën e saj, megjithatë edhe atë e ka humbur nga meningjiti. Fleur-Rose Allen, nga Shropajëri i Anglisë, ka vdekur në prill të këtij viti, pak ditë pasi kishte filluar t'i hidhte hapat e parë. Vajza pesëmbëdhjetëmuajshe, e cila ishte lindur dy muaj e gjysmë para kohe, pas një shtatzënie të vështirë të nënës së saj, ishte zgjuar nga gjumi duke qarë dhe me temperaturë, transmeton gazeta Kosova Sot.

Nëna e saj, Lizzie Allen, 32-vjeçare, mendonte që ajo kishte ndonjë infeksion të vogël, andaj i kishte dhënë ujë dhe 'Calpol'. Mirëpo, vetëm disa orë më vonë, pasi që kishte pësuar katër arreste kardiake, doktorët e kishin shpallur vogëlushen të vdekur. Në një intervistë (e vetmja e dhënë që prej vdekjes së vajzës së saj), zonja Allen ka thënë që dëshiron t'iu tregojë prindërve të tjerë se sa shpejt meningjiti mund të bëhet vdekjeprurës. "Fleur-Rose ka qenë e shëndoshë. Ajo ka qenë e lumtur dhe e buzëqeshur një ditë para se të vdiste. Ditën që e kemi humbur, në orën 13:00, ajo po luante në prehrin e babait të saj. Në ora 18:00 ajo veçse ishte duke u trajtuar nga doktorët ndërsa në 23:04 ajo është shpallur e vdekur".

Temperatura e saj kishte mbërritur në 39 gradë të Celsiusit

Pak kohë pasi ishte zgjuar, FleurRose kishte pësuar kllapinë afebrile - një sulm që shkaktohet nga nxehtësia e tepërt. Ajo ishte dërguar me urgjencë në spital dhe në ndërkohë temperatura e saj kishte mbërritur në 39 gradë të Celsiusit, që tregonte se kishte temperaturë të lartë. Rrugës ajo e kishte humbur e fituar vetëdijen disa herë dhe doktorët, pa kaluar shumë kohë, kishin arritur ta këndellin. Vogëlushja, nga mesi i ditës, ishte këndellur pothuajse plotësisht dhe kishte filluar të luante me lodra dhe dukej e qeshur në prehrin e të atit. Gjithçka dukej që po shkonte drejt përmirësimit kur prindërit e saj kishin vërejtur një shenjë të kuqe në qafë. 

Ajo është venitur para syve tanë"

Menjëherë e kishin thirrur një infermiere, megjithatë shenja ishte zhdukur. Në 17:30 ajo ishte vendosur në një dhomë afër doktorëve, në ndërkohë që po i realizonin testet. Ata, pas një kohe të shkurtër, e kishin përmendur që po mundoheshin ta trajtonin nga meningjiti. "Ka qenë hera e parë që e kam dëgjuar këtë term dhe jam tmerruar. Ajo është venitur para syve tanë", ka thënë nëna e vogëlushes. Pastaj, në ora 18:00, Fleur-Rose ishte vendosur në njësitin e reanimimit dhe ishte ftuar ekipi i specialistëve. Ajo kishte përjetuar katër arreste kardiake, meqë problemet i ishin rishfaqur, duke vuajtur shumë. Në ora 23:04, familjes i ishte thënë që nuk mund të bëhej asgjë më shumë për t'ia shpëtuar jetën. Më vonë ishte bërë e ditur që vogëlushja ishte vuajtur nga meningjiti, që e kishte marrë nga kjo jetë për vetëm 14 orë. 

(Kosova Sot)