Ja kush janë tre shqiptarët e arratisur nga burgu i Romës

  • 27 October 2016 - 20:13
Ja kush janë tre shqiptarët e arratisur nga burgu i Romës

Arratisja e tre shqiptarëve nga burgu Rebibbia në Romë ka ardhur për shkak të mungesës së elementëve të sigurisë.

Mungesa e stafit të burgut dhe paaftësia e sistemeve të sigurisë, janë dy shkaktarët paraprakë që çuan në arritjen spektakorale. Policia italiane vazhdon kërkimet në ndjekje të shqiptarëve të arratisur nga burgu i Rebibias. Janë sekuestruar të gjitha videokamerat e sigurisë në burg si dhe të rrugëve pranë strukturës.

Njëri prej shqiptarëve ka tentuat dhe më parë arratisjen nga burgu i Paolas, shkak që ka bërë transferimin e tij në Rebibia në Romë. kja e trefishtë e shqiptarëve, njëri prej të cilëve i dënuar me burgim të përjetshëm, ndodhi rreth orës 03:15 minuta të mëngjesit të sotëm. Tre shqiptarët janë dënuar për vepra të ndryshme penale. Kështu, Mikel Hasanbelli do të lirohej nga burgu në vitin 2020, teksa ishte dënuar për trafik droge. 41 vjeçari Ilir Pere, do të lirohej nga burgu në vitin 2041, ndërsa 35 vjeçari Tesi Basho ishte dënuar me burgim të përjetshëm.

Krimet– I dënuari me burgim të përjetshëm Tesi Basho u arrestua pasi në vitin 2008, vrau dy shtetas rumunë. Më konkretisht, ai vrau një 22 vjeçar dhe një 37 vjeçar, të quajtur Ramona Nicoara dhe Valerica Dascalu, ngjarje e ndodhur në janar të vitit 2008. Pas krimit, shqiptari u largua nga Italia për t’u arrestuar në Amsterdam. Më pas, ai u ekstradua për në Somma Lombadda, provincë e Vareses.

Mikel Hasanbelli nga Fieri, është jo pak i njohur në botën e krimit. Ai bashkë me vëllanë e tij, janë gjykuar në Belgjikë për vrasjen e Julian Çelës dhe plagosjen e Kasandër Nogës, ngjarje e ndodhur në Anvers të shtetit belg më 17 mars të vitit 2002.

Ndërkohë, që prej vitit 2002, Mikel Hasanbelli kërkohej nga drejtësia italiane për trafik droge dhe për shfrytëzim prostitucioni.

Vëllezërit janë përfshirë edhe në një ngjarje e njohur si masakra e Sanatoriumit në Tiranë, krim i ndodhur më 19 gusht të vitit 2000. Dy vëllezërit u arrestuan Shqipëri më 25 korrik të vitit të shkuar me qëllim ekstradimi.

“Këta shtetas, u ndaluan nga efektivat e policisë, pasi Gjykata e Milanos Itali, ka lëshuar Urdhër Arresti për veprat penale; “Trafik droge”, “Organizatë Kriminale, ndihmë dhe nxitje prostitucioni”, informoi policia e Elbasanit atë kohë. Ndërkohë, Ilir Pere është akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë, trafik armësh, si dhe trafik droge.

(Kosova Sot)