Përplasen dy automjete, një i vdekur, tre të plagosur

  • 27 October 2016 - 22:23
Përplasen dy automjete, një i vdekur, tre të plagosur

Një i ri ka gjetur vdekjen në hyrje të qytetit Krumë, në Has. Sipas policisë një automjeti tip “Toyota”, me targa TR4917B është përplasur me një automjet tip “Golf”, me targa AA 483 NC.

Përplasja ka qenë “kokë më kokë” dhe për pasojë ka gjetur vdekjen 22-vjeçari, J.Sh, drejtuesi i automjetit tip “Golf”.

Të plagosur kanë mbetur edhe tre persona të tjerë që ndodheshin në dy automjetet. Të dëmtuarit ndodhen në spitalin e Kukësit jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

(Kosova Sot)