Top importuesi nga Serbia emërohet zëvendës i Mustafës
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka emëruar biznesmenin Ramiz Kelmendi, ndër importuesit më të mëdhenj nga Serbia si zëvendës të tij. Emërimi i Kelmendit vjen dy ditë pas aderimit të tij në LDK.
Bajram Zejnullahu do të jetë deputeti i ri i Kuvendit të Kosovës, pasi ulësen për të e liroi Kelmendi, për të cilin kjo është partia e tretë, pas AAK-së dhe PDK-së, raporton gazeta Kosova Sot Online.
Kelmendi e cilësoi kryeministrin Mustafa ekonomist të shquar dhe me tituj, ndërsa më herët ka qenë kritik i ashpër i gjendjes së rëndë ekonomike në vend.
(Kosova Sot)