Ja kush po i largon investitorët e huaj nga Kosova

  • 30 June 2015 - 12:24
Ja kush po i largon investitorët e huaj nga Kosova

Zgjatja e kontesteve gjyqësore për zgjedhjen e problemeve ekonomike po i largon investitorët e huaj nga Kosova. Kështu ka thënë sot kryetari i Komisionit për Zhvillim Ekonomik Muhamet Mustafa, në një konferencë për media me temën:”Bizneset dhe adresimi i problemeve të tyre në gjykata”.

Ai ka deklaruar se Kosova ka numrin më të vogël në rajon për kokë banori per zgjedhjen e problemeve ekonomike, raporton gazetari i gazetës “Kosova Sot”.

“Kosova i ka 18.5 gjyqtarë për 100 mijë banorë, Bosnja 25.1, Maqedonia, 32.4, Sllovenia 47”, tha Mustafa. Ai shtoi se pas vërejtejve të paraqitura, Kuvendi e ka detyruar Këshillin Gjyqësorë të Kosovës që zgjedhja e lëndëve që ka zgjatur me vite të tëra, më së largu në të ardhmen do të duhet të zgjedhet brenda gjashtë muajve.
“Kuvendi ka mirtuar vendimin e Komisionit për Zhvillim Ekonomik dhe të njëjtin me 5 rekomandime ja ka dorëzuar KGJK-së”, tha Mustafa.

(Kosova Sot)