Kosova dhe Serbia të bëjnë kompromise thotë Merkel

  • 30 June 2015 - 14:06
Kosova dhe Serbia të bëjnë kompromise thotë Merkel

Kancelarja gjermane Angela Merkel gjatë një konference të përbashkët me kryeminiastrin e Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë kompromise dhe t`i rregullojnë raportet me njëra-tjetrën.

Sipas saj një gjë e tillë duhet të bëhet në kuadër të procesit të rëndësishëm të të dyja vendeve sa i përket rrugës së integrimit në Bashkimin Evropian.

Merkel në këtë konferencë ka folur edheh për azilkërkuesit kosovarë duke thënë se se shteti i saj nuk i jep azil askujt që shkon në këtë vend nga Kosova.

Ajo ka potencuar se shteti i ri duhet të zvogëlojë papunësinë dhe t`ju ofrojë perspektivë të rinjve në vendin e tyre.

Ndërkaq, duke folur për liberalizimin e vizave, Merkel  tha se edhe Kosova duhet t`i plotësojë kushtet dhe se sipas saj nuk ka as kushte shtesë as të më pak lidhur me këtë çështje.

Shefja e qeverisë gjermane ka thënë gjithashtu se Republika e saj është e interesuar për marrëdhënie të mira me Kosovën sidomos në aspektin ekonomik.

Kurse, kryeministri Isa Mustafa bëri me dije se mori përkrhajen gjermane për proceset integruese të vendit sidomos rreth marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

Kreu i ekzkeutivit kosovar e ripërsëriti se Kosova do ta formojë Gjykatën Speciale dhe siç tha ai kjo vie si detyrim i një marrëveshjeje ndërkombëtare.

Isa Mustafa është kryeministri i parë kosovar që pritet me nderime të larta ushtarake në Berlin, transmeton Klan Kosova.